Labels

Showing posts with label Lifestyle. Show all posts
Showing posts with label Lifestyle. Show all posts

Thursday, September 13, 2012

Përdoruesit e internetit me siguri e njohin këtë vajzë, sepse në rrjetet sociale fotoja e saj qarkullon me komente tallëse dhe konsiderohet si gruaja më e shëmtuar në botë. 23-vjeçarja nga Teksas (SHBA) thekson se pas vitesh vuajtjeje, ka mësuar të mos i vërë veshin fjalëve dhe talljeve që i bëjnë njerëzit kryesisht nëpërmjet webit./BalkanWeb



Përdoruesit e internetit me siguri e njohin këtë vajzë, sepse në rrjetet sociale fotoja e saj qarkullon me komente tallëse dhe konsiderohet si gruaja më e shëmtuar në botë. 23-vjeçarja nga Teksas (SHBA) thekson se pas vitesh vuajtjeje, ka mësuar të mos i vërë veshin fjalëve dhe talljeve që i bëjnë njerëzit kryesisht nëpërmjet webit./BalkanWeb



Nu do e me maska, ja invazioni perfekt i fushes se futbollit (video)

Invazioni i fushës gjatë një eventi sportiv duhet të jetë efikas dhe sensacional. E ç'gjë mund ta bëjë më të veçantë, sesa lakuriqësia? Ja ku vjen i filmuar një invazion me stil madhështor i një fushe të futbollit amerikan në një shkollë të Floridas. Rregulla e parë është të qenit nudo, por pa u njohur, prandaj protagonisti i videos ka vënë një maskë në kokë. Ndërkohë që lëvizjet e tij kanë kapur në befasi forcat e rendit, duke realizuar si përfundim një vrapim më të shpejtë sesa ata, që janë më të shumtë në numër...(youtube)

Monday, September 10, 2012

Udhëtim Në Qender Të Tokës (1000 Metra Nën Tokë) FOTO


Një grup prej 200 alpinistësh dhe eksploruesish kurajozë francezë dhe britanikë, ndërmorën një aventurë, sa të rrezikshme aq edhe të bukur. Ata zbritën në një mijë metër në thellësi të tokës, në shpellën “Gouffre Berger” në jug-lindje të Francës, e njohur ndryshe si “shpella e vdekjes”.

Në të shkuarën 6 eksplorues kanë humbur jetën në përpjekje për të zbardhur misteret e kësaj shpelle.





Por imazhet e sjella nga ekspedita masive e fundit, tregon se me sa lehtësi grupi i eksploruesve francezë dhe britanikë kanë shëtitur në nëntokë. /infoshqip/

Sunday, September 9, 2012

Gjyshja lind fëmijën e vajzës së saj


Emily, Mike dhe Cindy.Më shumë se dy vite më parë Emily Jordan ishte 29 vjeç dhe u kurua nga një tumor në qafën e mitrës.
Por vetëm pak para se tu nënshtrohej mjekimeve ajo zbuloi se ishte shtatzënë, ku u detyrua të zgjidhte mes operacionit dhe mbajtjes së fëmijës, vendim i marrë së bashku me bashkëshortin e saj.
Mike vendosi që gruaja e tij ti nënshtrohej operacionit për heqjen e mitrës duke hequr kështu mundësinë e pasjes së një fëmije biologjik… por nuk rezultoi kështu.
9 muaj më parë nëna e Emily, Cindy Reutzel i propozoi që të ngelej ajo shtatzënë dhe të lindte fëmijë në vend të vajzës së saj Emily.
Siç raporton noa fillimisht Emily dhe Mike nuk e morën seriozisht propozimin, por në fund e pranuan.
Pas një kontrolli psikologjik dhe pas një kure hormonale, në mitrën e Cindy u fut një veze e Emily dhe spermë nga Mike dhe 9 muaj më vonë bashkimi i tyre në një spital në Chikago mori emrin Elle.
“Ky është vetëm vazhdimi i asaj që nëna ime ka bërë gjithnjë për mua, kjo më garanton që unë ta jetojë jetën me të gjitha ngjyrat e saj”, u shpreh Emily për mediatfamilja2

Saturday, September 8, 2012

TRONDITESE :Ja si ndaloi Candy camera, nje aktor u vra, Shikoni vrasjen live (VIDEO)


 Shikoni ngjarjen jashte reales por dhe tragjike,e cila coi ne ndalimin e emisioneve Candid Camera mbane botes. 
Ngjarja ndodhi ne Rusi ne vitin 1995. Me te vertet tragjike./alblive/
                                 

Nxënësja shet virgjërinë për 8938 euro dhe është e kënaqur



Edhe pse në dashuri nuk beson, ankandi i ka ecur mirë pasi dikush ka ofruar 8938 euro për të bërë se ks me të.

“Një virgjëreshë kërkon të bëhet grua,” thuhet në ankandin e hapur nga 19 vjeçarja JeyJey.

E pyetur nga gazeta Bild, ajo thotë se do një burrë me eksperiencë për të prishur virgjërinë. Nga oferta thotë se ka mbetur shumë e kënaqur, pasi priste më pak.

Përpara se të kalojë natën e parë me fituesin e ankandit, vajza thotë se do bëhet një test mjekësor, për të provuar se ajo është vërtet virgjëreshë.

Për më tepër ajo është e kënaqur edhe me ofertuesin, i cili është i pashëm.

“Është simpatik, ka flokë brune, i gjatë mesatarisht, pak i nxirë, një tip i këndshëm e me humor. Shpresoj të jetë serioz në krevat. Jemi mirëkuptuar që kur nisëm të këmbejmë mesazhe,” thotë ajo.

Në një hotel luksoz do të kryhet akti sek sual.

Tuesday, September 4, 2012

Kasapane ne spital (Foto+video)


Jo vetëm te ne keqtrajtohen mjekët. Në Kinë ka edhe më keq. Një video që qarkullon në rrjet shfaq një burrë, i cili ka therur me thikë katër vetë në spitalin e "Pengcheng" të Shenzhenit.
Siç dëshmohet nga filmimi, mund të vërehet individi që është në pritje si pacient dhe sapo burri del nga një portë, vrasësi nxjerr nga një çantë një thikë kuzhine, me të cilën fillon të godasë burrin.
Pas hetimeve të bëra u zbulua se agresori ishte një pacient i pakënaqur me rezultatet e kurës që po i jepte mjeku. Përpara se të bllokohej, pacienti kishte plagosur edhe dy infermiere dhe një roje të spitalit.(youtube)


E zhveshur në mes të rrugës vozit motoçikletë


Një vozitje me motoçikletë tërhoqi vëmendjen e të gjithë vozitësve në rrugë dhe policëve, nga ana tjetër, nuk u pengonte një gjë e tillë. 
Pasi që e ndaluan motoçikletën, policët e Rumanisë e lëshuan vajzën e cila po vozitej e zhveshur, duke e dënuar atë vetëm për shkak se nuk mbante helmetë. 
Ajo, pasi që mori gjobën nga ana e policisë, hypi përsëri në motoçikletë, duke u dhënë kështu vozitësve mjaft mundësi për ta fotografuar.
Një dëshmitar i cili nuk u besonte syve të vet tha se polici i cili e ndaloi vajzën ishte polic rrugor dhe është e pabesueshme se si ai e dënoi atë vetëm me një gjobë për mos mbajtje të helmetës

Gjoksi me perfet ne bot me te gjitha parametrat (Foto)


Mjekët në Angli kanë zbuluar se bukuroshja Hollie kagjoksin perfekt: 45 përqind e gjoksit është sipër, 55 përqind poshtë- me një kthesë të bukur, të plotë. Thithkat tregojnë 20 gradë nga sipër. Madhësia nuk luan asnjë rol.Këtë foto mund ta shihni pa u ardhur turp. Kjo sepse fotoja në fjalë është dokument shkencor. Mjekët në Angli kanë zbuluar se bukuroshja Hollie ka gjoksin perfekt: 45 përqind e gjoksit është sipër, 55 përqind poshtë - me një kthesë të bukur, të plotë. Thithkat tregojnë 20 gradë nga sipër. Madhësia nuk luan asnjë rol.

Vritet mbretëresha e kokainës


Një trafikante kolumbiane e drogës, e njohur si “mbretëresha e kokainës”, është vrarë në qytetin e Medelinit.
Griselda Blanco, 69 vjeç, është qëlluar për vdekje nga persona të armatosur teksa dilte nga një dyqan mishi.
Blanco ishte një nga kolumbianët e parë që trafikuan kokainë në sasi të mëdha nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara në vitet 1970-1980.
Ajo vendosi shumë rrugë trafiku, të cilat u morën nën kontroll nga karteli i Medelinit pasi gruaja u dënua me 20 vjet burg për trafik droge.
E konsideruar si e pamëshirshme, Blanco dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e shumë rivalëve të saj për të arritur në majat e biznesit të narkotrafikut.
E dënuar nga një gjykatë amerikane në vitin 1985, ajo kaloi pothuajse 20 vjet në një burg të Shteteve të Bashkuara, përpara se të dëbohej në Kolumbi në vitin 2004.
Familja e saj deklaroi se kur ishte kthyer në vendlindje, Blanco i kishte shkëputur lidhjet me krimin e organizuar. Ndërkohë, policia në qytetin e Medelinit thotë se po heton për të zbuluar motivet e vrasjes


Monday, September 3, 2012

Filmi për Shqipërinë premierë në Bienalen e Venecias


Dokumentari “La nave Dolce” (“Anija e ëmbël”), një prodhim italo-shqiptar që pasqyron emigracionin masiv të shqiptarëve në Evropë, në fillim të viteve ’90, do të ketë premierën e tij sot në edicionin e 69-të të Bienales së Venecias.
Me skenar dhe regji të regjisoriti italian Daniele Vicari, ky film është në seksionin e filmave jashtë konkurimit.
“Filmi është ndërtuar në një mënyrë të tillë edhe me intervistat e shqiptarëve që janë larguar atë kohë dhe çfarë janë sot, ku janë bërë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë italiane. Pra filmi përqendrohet në këndvështrimin e italianëve se si e pritën ata këtë eksod dhe si e shohin sot ata shqiptarë që kanë ardhur ”, transmeton BW të ketë thënë producenti i filmit, Genc Përmeti për mediat. Regjisori Vicari ka përzgejdhur për dokumentarin e tij historitë e disa prej atyre që e kanë përjetuar personalisht udhëtimin e anijes “Vlora” . Disa prej tyre janë: Halim Milaqi (komandanti i Vlorës), Eva Karafili, Agron Sula, Kledi Kadiu, Robert Budina, etj.

Publiku shqiptar do të ketë mundësi të shikojë “Anijen e ëmbel” gjatë ditëve të “Tirana International Film Festival” që do të zhvillohet këtë vit nga data 27 nëntor deri më 6 dhjetor./fishmedia/

Friday, August 31, 2012

ITALIANI E MBANTE GRUAN SI “SKLLAVE SEK SI”


Një italiane 31-vjeçare kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj pas 6 viteve martesë nën kushtet e një kontrate të pazakontë, që e bënte atë “skllave se ksi të padronit të saj”.

31-vjeçarja nga Padova, identiteti i së cilës nuk bëhet publik, paditi bashkëshortin e saj për abuzim gjatë viteve të marrëdhënies mes tyre. Çifti u nda formalisht vitin e kaluar, e që nga ajo kohë, gruaja përvec procedurave të divorcit ligjor, ngriti edhe padinë ndaj “padronit të saj”.

Ajo e akuzon atë për abuzim sek sual dhe dhunë fizike. Por bashkëshorti mbrohet duke pretenduar se gjithcka ishte konsensuale nën kushtet e një marrëveshje të nënshkruar prej 31-vjeçare. “Kontrata” parashikonte se “skllavja bie dakort të vendosë trupin dhe mendjen e saj në dispozicion të padronit për të plotësuar dëshirat e tij”.

Aq e detajuar ishte kontrata e pazakontë sa në të parashikoheshin edhe dy mënyrat e vetme të bashkëshortes për t’i kërkuar bashkëshortit të saj të ndalonte; e para ishte fjala “magjike” Mario dhe mënyra e dytë ishte përplasja e dorës 3 herë në sipërfaqen më të afërt.

Çifti u martua në vitin 2006, ndërsa 31-vjeçarja pranon që kontratën e ka firmosur në moshën 24-vjeçare, kur ishin ende të pamartuar.

Marrëdhënia e çuditshme e ish-partnerëve italianë ngjason me atë të sipërmarrësit Christian Grey dhe studentes Anastasia Steele, dy personazhe të librit “50 hijet e Greit”, të vendosur në një lidhje sadomazokiste. Ashtu si në rastin e çiftit italian, edhe në librin e E.L James marrëdhënia Grey-Anastasia është e rregulluar nga një kontratë që plotëson dëshirat e biznesmenit.

Thursday, August 30, 2012

10 njerzit me te zgjur te botes Lexoni aftesit e ketyre njerzvr


Sipas renditjes dhe kualifikimit të listës, vendin e parë me IQ më të larët me 230 pikë, e zuri 36-vjeçari, matematikani Terence Tao, i cili ishte i aftë që në moshën 2-vjeçare të zgjidhte probleme dhe ekuacione matematikore.  doktoraturën në Universitetin e Princeton kur ishte 20-vjeç dhe u bë profesori më i ri në histori, në universitetin UCLA në moshën 24-vjeçare.

Në vendin e dytë, citon alb-observer.com, ndodhet 30-vjeçari Christopher Hira, me IQ 225 pikë. Ndërmjet arritjeve të tij, përfshihet dhe fakti se filloi të punonte për NASA-ën, kur ishte… 16-vjeç. Morri pjesë në hulumtimet e NASA-s për banimin e Marsit, si dhe mori doktoraturën e tij në Universitetin e Princeton në moshën 22-vjeçare.

I treti në listë radhitet dhe në grupin e 200-ës, vjen 50-vjeçari astrofizikani Kim Yong-Oungk, me IQ 210. Ai ka rezultatin më të lartë të zgjuarsisë në botë. Që në moshën dy vjeçare fliste katër gjuhë të huaja dhe u ftua nga NASA tl studionte në SHBA që në moshën 8-vjeçare.

Ndërsa listën, pohon alb-observet.com, e plotësojnë “djali i keq” Rick Rosner me IQ 192, ish kampioni i botës në shah, Garry Kasparov me IQ 190, miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen me IQ 170, shahistja Judith Polgar me IQ 170, matematikani i shumëvlerësuar, i cili martë në biografinë e tij disa dhjetëra çmime Sir Andrew Will me IQ 170 dhe artisiti i famshëm James Woods me IQ 180, i cili para se të apasiononohej me kinemanë, studionte algjebër në Universitetin UCLA dhe MIT.

I fundit në dhjetëshen e më të zgjuarve të botës, radhitet astrofizikani Stifen Hawking me IQ 160.

Një njeri, kalon në rangun e më të zgjuarve të botës, nëse IQ-ja e tij arrin të kalojë nivelin e 140 pikëve të cilën e arrijnë vetëm 0,5% e popullsisë së gjithë globit. 50% e njerëzve në të gjithë botën arrin nga 90 deri 110, ndërsa 2,5% e popullsisë arrin “mençurinë” me IQ që kalon 130

Tragjedi : Shofin filmin 3D del nga ekrani dhe …14 te vdekur…(VIDEO)


Tragjedi : Shofin filmin 3D del nga ekrani dhe …14 te vdekur…(VIDEO) 

Ja burgu ku do të qëndrojë Breivik (FOTO)

 Anders Behring Breivik tani do të vuajë ditët e tij të burgut në një qeli. Në fakt i janë lënë tre tre qeli me një madhësi prej 8 metrash katrorë secila, me pajisje normale, me kompjuter jo të lidhur me internetin dhe me televizor. 
Po ashtu për të mbajtur trupin në formë edhe një palestër e vogël. Për ironi, Fox News vlerësoi se kjo hapësirë është thuajse e njëjtë me apartamentet normale në Neë York.







Greva e se ksit si mjet i paqes!


image
Mohimi i se ksit për gjininë e kundërt po bëhet formë popullore e shprehjes së padhunshme të pakënaqësive të femrave dhe armë e forcave opozitare në vende të ndryshme të botës. Me ndihmën e grevave të tilla janë zgjidhur shumë probleme në botë.

Togo - 2012
Anëtaret femra të një partie opozitare në Togo aktualisht po kërkojnë grevë se ksi me kohëzgjatje njëjavore, gjatë së cilës do të refuzojnë tërësisht marrëdhëniet me burrin. Qëllimi i tyre është që të nga presidenti Faure Gnassingbe të kërkohet dorëheqja.
Forcat opozitare janë të revoltuara ndaj sundimit 40 vjeçar të kësaj familjeje. Ndërsa, gratë e këtij vendi inspirimin e kanë marrë nga grevat e mëparshme të se ksit në shtetet tjera.

Liberia - 2003
Gjatë luftës civile në Liberi, në fillim të mijëvjeçarit të ri, një grup i aktivisteve ka organizuar një aksion masiv paqësor të grave. Aty kanë marrë pjesë anëtare të besimeve të ndryshme të cilat kënduan dhe recituan së bashku lutjet. Si pjesë e protestës ishte greva e se ksit, pra që marrëdhëniet e tilla t’u kufizohen meshkujve, derisa konflikti të mos zgjidhet.
Gratë ishin të suksesshme në veprim të tyre. Madje, kanë bindur Presidentin e Liberisë për të shkuar në bisedimet e paqes me Ganën, gjë që përfundimisht çoi në përfundimin e luftës civile.
Njëra prej organizatoreve, Leymah Gbowee, për luftën e saj u nderua me Çmimin Nobel. Ndërsa, për gratë që kanë marrë pjesë në "rebelim" është bërë filmi dokumentar "Lutuni që djalli të kthehet në ferr”, i cili po ashtu ka marrë shumë shpërblime.

Kolumbi - 1997


Në fakt, në Kolumbi ishte një mashkull të cilit i lindi i deja e grevës së sek sit. Gjenerali i ushtrisë së këtij vendi, Manuel Jose Bonnet, ka kërkuar nga gratë dhe vajzat e guerilëve e narkodilerëve që ta kufizojnë dashurinë sek suale, derisa nuk ndalohet larja e llogarive mes bandave.

Kolumbi – 2006

Gati një dekadë më vonë, kolumbianet e qytetit Pereira filluan grevën, duke refuzuar sek sin me shumë pjesëtarë të bandave. Atë vit në Pereira kishin ndodhur rreth 500 vrasje. Pas grevës shkalla e krimit ka rënë me mbi 26 për qind.

Keni - 2009

Mijëra gra keniane kanë hyrë në grevë njëjavore se ksi, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet presidentit dhe kryeministrit, gjë që ka quar në trazirat dhe dhunën në vend. Ato kanë kërkuar nga gratë e dy politikanëve po ashtu të jenë pjesë e grevës. Nuk dihet nëse ato pranuan, por fillimi i grevës paraqiti edhe fillimin e dialogut.

Filipine - 2011
Në ishullin Mindanao të Filipineve, anëtarët e gjinisë së bukur u lodhën nga lufta e vazhdueshme mes burrave nga dy fshatrat fqinje. Nuk ishte vetëm siguria që shkaktonte probleme, por edhe mungesa e qarkullimit të lirë që kishte kufizuar të ardhurat e fshatrave. Kështu, gratë vendosën t’u thonë burrave se nuk janë të mirëseardhur në shtratin martesor në qoftë se ata vazhdojnë të përlahen me fqinjët. Greva ishte faktor kyç në vendosjen e paqes në këtë rajon. (Telegrafi)

Kinezi then rekordin duke ecur mbi mijera shishe me makine

Ka thyer rekordin Gines duke ecur me makine mbi mijera shishe.

Seks? 70 milionë veta: Jo faleminderit, as na shkon ndër mend

                                        
Se ks? Jo faleminderit, as na shkon ndër mend!”. Kjo është përgjigja që duket se e kanë gati mëse 70 milionë persona në gjithë botën, ndërsa u jepet rasti për të shkuar në shtrat me dikë.

E kjo, pasi ata nuk provojnë asnjë tërheqje sek suale, as me meshkujt dhe as me femrat, madje nuk e njohin fare këtë ndjesi.

Nuk janë pak, por mëse 1% e popullatës në mbarë globin.

Sipas Anthony Bogaert, një profesor në Brock University, autori i librit "Kuptimi i Sek sualitetit"), arsyeja për këtë "indiferencë" të këtyre personave ndaj sek sit do të jetë patjetër në sek sualizmin e kulturës sonë dhe bombardimeve të përditshme me mesazhe që kanë sfond erotik nga media dhe reklamat.

Këto janë arsyet të cilat kanë çuar sipas studiuesit, që shumë njerëz të kenë humbur 'shijen' e ndjenjave intime, dhe të bëjë që 70 milionë individë të mos kenë fare dëshirë për se ks.

Më tej, autori i studimit në fjalë shpjegon se ka dy lloje të tipave asek sualë: ata që ende ndiejnë një sasi të caktuar të tërheqjes fizike, por nuk e manifestojnë kundër një partneri dhe arrijnë deri në masturbim.

Si edhe ata që nuk përjetojnë fare, asnjë lloj të dëshirës sek suale.

Një krem për tu kthyer të virgjra



Mumbai, 29 gusht 2012, NOA- Një krem tonifikues për vaginën lejon që femrat të ndihen njëlloj si të ishin të virgjra sërish.

Kremi në fjalë u hodh në tregun indian nën emrin “18 again” nga kompania Ultratech, kompani me qendër në Mumbai.

Spoti në fjalë i cili po transmetohet në televizionet indiane është tipik i stilit të Bollywood, ku një grua e veshur me sari hyn dhe kërcen para partnerit ku me zërin sensual shprehet; “Ndihem si e virgjër, njëlloj si herën e parë”.

Kremi kushton rreth 44 dollarë dhe siç informon noa.al përmban elementë natyralë si pluhur orizi, aloe vera etj, ndërsa është testuar edhe klinikisht.

Rishi Bhatia, presidente e Ultratech u shpreh se, “Kremi nuk kthen realisht virgjërinë, por është në gjendje të shkaktojë sërish emocione njëlloj si në periudhën kur gruaja ishte e paprekur, apo si në momentin e raportit sek sual për herë të parë”.

Por kremi i publikuar ka ngjallur një varg polemikash që kanë të bëjnë me sek sin para martese.

Annie Raja e National Federation of Indian Women deklaroi se ky krem është pa kuptim pasi mund tu shkaktojë kompleks inferioriteti disa grave, dhe mund të bëjë që të gjithë meshkujt të kërkojnë një nuse të virgjër natën e parë të martesës.

Sakaq mjeku këshillues për jetën sek suale Nisreen Nakhoda tha se nuk është në gjendje të tregojë se si ky krem mund të veprojë në mënyrë lokale dhe se si ai mund të forcojë muskujt e vaginës njëlloj si në moshën 18 vjeçare.