Jennifer Lopez po mendon të ndryshojë marrëdhënien me Casperin? Këto ditë Jennifer Lopez dhe avokatët e saj kanë dal në mbrojtje të balerinit Casper Smart, toy boy aktual i këngëtares, i cili u përfol nga dy revista amerikane se ishte gay. Sipas “Star Magazine” e “In Touch” Casper frekuenton lokale gay fshehtas nga Lopez.
Për momentin nuk ka asgjë me siguri për thashethemet, por ndërkohë portali “Radar on line” ka publikuar një lajm që nëse konfirmohet, do të ishte vërtetë i bujshëm. Sipas portalit amerikan, Jennifer Lopez është duke menduar të ndahet nga Casper. Arsyeja, të paktën zyrtare, nuk lidhet me thashethemet e ditëve të fundit, por lidhet me diferencën e moshës mes tij dhe Jennifer. Këngëtarja është 43 vjeç, nënë e dy fëmijëve dhe ka arritur në konkluzionin se nuk ka shumë të përbashkëta me 24-vjeçarin, e ka nisur ta ndjejë veten si një baby sitter. Pas muajve të parë të pasionit, këngëtarja nuk ka “çfarë merr më” me Casper.
“Jen aktualisht është në një tur me Enrique Iglesias, e Casper është shefi i koreografisë së spektaklit, njëkohësisht edhe balerin. Ky nuk është turi i parë bashkë, por Jen ka nisur të ndihet si baby sitter më tepër se si i fejuar e Casper” tregon një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Lopez.