Një grup prej 200 alpinistësh dhe eksploruesish kurajozë francezë dhe britanikë, ndërmorën një aventurë, sa të rrezikshme aq edhe të bukur. Ata zbritën në një mijë metër në thellësi të tokës, në shpellën “Gouffre Berger” në jug-lindje të Francës, e njohur ndryshe si “shpella e vdekjes”.
Në të shkuarën 6 eksplorues kanë humbur jetën në përpjekje për të zbardhur misteret e kësaj shpelle.




