Thursday, August 30, 2012

Seks? 70 milionë veta: Jo faleminderit, as na shkon ndër mend

                                        
Se ks? Jo faleminderit, as na shkon ndër mend!”. Kjo është përgjigja që duket se e kanë gati mëse 70 milionë persona në gjithë botën, ndërsa u jepet rasti për të shkuar në shtrat me dikë.

E kjo, pasi ata nuk provojnë asnjë tërheqje sek suale, as me meshkujt dhe as me femrat, madje nuk e njohin fare këtë ndjesi.

Nuk janë pak, por mëse 1% e popullatës në mbarë globin.

Sipas Anthony Bogaert, një profesor në Brock University, autori i librit "Kuptimi i Sek sualitetit"), arsyeja për këtë "indiferencë" të këtyre personave ndaj sek sit do të jetë patjetër në sek sualizmin e kulturës sonë dhe bombardimeve të përditshme me mesazhe që kanë sfond erotik nga media dhe reklamat.

Këto janë arsyet të cilat kanë çuar sipas studiuesit, që shumë njerëz të kenë humbur 'shijen' e ndjenjave intime, dhe të bëjë që 70 milionë individë të mos kenë fare dëshirë për se ks.

Më tej, autori i studimit në fjalë shpjegon se ka dy lloje të tipave asek sualë: ata që ende ndiejnë një sasi të caktuar të tërheqjes fizike, por nuk e manifestojnë kundër një partneri dhe arrijnë deri në masturbim.

Si edhe ata që nuk përjetojnë fare, asnjë lloj të dëshirës sek suale.