
Me skenar dhe regji të regjisoriti italian Daniele Vicari, ky film është në seksionin e filmave jashtë konkurimit.
“Filmi është ndërtuar në një mënyrë të tillë edhe me intervistat e shqiptarëve që janë larguar atë kohë dhe çfarë janë sot, ku janë bërë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë italiane. Pra filmi përqendrohet në këndvështrimin e italianëve se si e pritën ata këtë eksod dhe si e shohin sot ata shqiptarë që kanë ardhur ”, transmeton BW të ketë thënë producenti i filmit, Genc Përmeti për mediat. Regjisori Vicari ka përzgejdhur për dokumentarin e tij historitë e disa prej atyre që e kanë përjetuar personalisht udhëtimin e anijes “Vlora” . Disa prej tyre janë: Halim Milaqi (komandanti i Vlorës), Eva Karafili, Agron Sula, Kledi Kadiu, Robert Budina, etj.
