Labels

Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts
Showing posts with label Kuriozitete. Show all posts

Monday, September 10, 2012

Udhëtim Në Qender Të Tokës (1000 Metra Nën Tokë) FOTO


Një grup prej 200 alpinistësh dhe eksploruesish kurajozë francezë dhe britanikë, ndërmorën një aventurë, sa të rrezikshme aq edhe të bukur. Ata zbritën në një mijë metër në thellësi të tokës, në shpellën “Gouffre Berger” në jug-lindje të Francës, e njohur ndryshe si “shpella e vdekjes”.

Në të shkuarën 6 eksplorues kanë humbur jetën në përpjekje për të zbardhur misteret e kësaj shpelle.





Por imazhet e sjella nga ekspedita masive e fundit, tregon se me sa lehtësi grupi i eksploruesve francezë dhe britanikë kanë shëtitur në nëntokë. /infoshqip/

Friday, August 10, 2012

Vetëm 33 njerëz në botë mbajnë mend çdo moment të jetës


 mund të mbani mend se çfarë ka ndodhur më 8 mars 1999, apo çfarë keni veshur më 29 tetor 1985?
Një grusht njerëzish (deri më tani janë regjistruar vetëm 33), mund të kujtojnë pothuajse çdo moment të jetës së tyre, që në moshën 10 vjeçare e tutje.
Shkencëtarët e quajnë këtë aftësi si kujtesë të jashtëzakonshme autobiografike, ndërsa vonë kanë zbuluar se pse truri i këtyre njerëzve dallon nga truri i të tjerëve.
Ekspertët nga Universiteti i Kalifornisë kanë analizuar 11 vetë me këtë aftësi. Gjatë studimit, në nëntë hapësirat e trurit të tyre janë vërejtur disa specifike, ku shumica e tyre ndërlidheshin me kujtesën autobiografike. Përveç kësaj, për dallim nga grupet e kontrollit, pjesëmarrësit e studimit kishin një masë më të fortë të bardhë që lidhte pjesët qendrore dhe periferike të trurit.
Sipas shkencëtarëve, faza e ardhshme kishte të bënte me zbulimin e mekanizmave prapa kujtesës. “A është në pyetje vetëm truri dhe mënyrat me të cilat komunikojnë strukturat e tyre? Ndoshta fjala është për mekanizmin gjenetik e ndoshta molekular”, thotë shkencëtarja Aurora LePort.
Fenomenin e njohur si hipermnezia , shkencëtarët e kishin përshkruar për herë të parë më 2005. Ata theksojnë se njerëzit me këtë çrregullim nuk arrijnë rezultate të duhura në testet e kujtesës dhe se superkujtesa e tyre dallohet nga kujtesa e njerëzve që mund të përsërisin listat e gjata të fakteve dhe numrave.
Në mesin e 33 njerëzve të cilët vuajnë nga aftësia e mbajtjes mend të ngjarjeve të kaluara është edhe aktorja Marilu Henner, e cila cili në vitet ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar u bë e njohur përmes serisë televizive amerikane, “Taxi”

Ai humbi 180 kg Yndyrë , por shumica nuk e di” Ku e vendos këtë lekurë ?!


Më e madhja në botë, pishina që bashkohet me detin (FOTOT)






Algarrobo, 10 gusht 2012,Një pishinë me përmasa gjigante e cila përfundon direkt në det të hapur ka mahnitur mbarë botën.

Pishina gjigante ndodhet në resortin San Alfonso del Mar në qytetin Algarrobo në bregun jugor të Kilit.

Kili u fut në librin e rekordeve Guinnes pikërisht në saj pishinës e cila u cilësua si më e madhe në botë.

Përmasat e saj siç informon , shkojnë në 20 hektarë dhe përmban mbi 250 000 metra kub ujë.

Uji i detit është shumë i ftohtë në pjesën më të madhe të vitit, kështu që brenda pishinës uji në verë mbahet në një temperaturë konstante.

Ndërsa ka një hapësirë më se të mjaftueshme për të notuar vizitorët e pishinës mund të lundrojnë me anije të vogla brenda saj përgjatë lagunës që lidh me detin.

Pishinës në fjalë iu deshën 5 vjet dhe 1 bilionë dollarë për tu ndërtuar, ndërsa për mirëmbajtjen e saj brenda 1 viti shpenzohen afro 2 milionë dollarë.

Ajo filtrohet vazhdimisht dhe ndryshon ujin përmes lidhjes që ka me detin

Thursday, August 9, 2012

Ja si behen leket fallco


Fukarallëku, sëmundja më e pashërueshme e njerëzimit!
E megjithatë, shpresat nuk humbasin kurrë! Pasi vetë jeta është një betejë e pafund me të mirat dhe të këqijat e saj!
Por, ky tipi në videon që alb-observer.com ju paraqet, do t’ju lerë pa mend.
Pse?
Sepse bën spektakël monedhash, i pret ato thjesht me një mini-mekanizëm të vogël ashtu siç ai di më mirë.
Shikoni këtë prestigjator të mrekullueshëm, i cili edhe pse nuk mund t’ju falë ndonjë lekë, të paktën ai mund t’ju kënaqë me show-n e tij, tek i shfaq nga askund dhe i shtyp me këtë mekanizëm të vockël por që prodhon pare
Shikoni VIDEON


Mjekët i kishin harruar gërshërët 15 cm në bark


Një i ri në Britaninë e Madhe pati nevojë për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale, pasi mjekët kishin harruar brenda trupit të tij një palë gërshërë, gjatë një operacioni apandesiti.

Pajisja 15 centimetra e gjatë e përdorur në kirurgji ishte lënë brenda trupit të pacientit dhe u zbulua vetëm disa javë më pas nga rrezet X, pasi i riu ankohej për dhembje të vazhdueshme në atë zonë të trupit.

Julie Pearce, një kryeinfermiere e spitalit të Kentit, ku ndodhi edhe ky gabim, u shpreh për “Daily Mirror” se “këto janë ngjarje që nuk duhet të ndodhin dhe për fat të mirë ndodhin shumë rrallë. Në tre vitet e fundit, ky është rasti i vetëm në të cilin është regjistruar një gabim i tillë, ndonëse janë realizuar më shumë se 90 mijë operacione në këtë spital”.

Megjithatë, pavarësisht se kryeinfermierja deshi të mos dramatizonte çështjen, mediat britanike evidentuan se ky rast përbën një shkelje të qartë të rregullores, që qartëson se pas çdo operacioni, mjetet e përdorura kirurgjikale duhet të numërohen një më një.

Trajneri personal për se*sin, tani edhe në dhomën e gjumit

Sigurisht që është periudhë e Lojërave Olimpike dhe është mëse normale të flitet për trajner personal, por lajmi që po qarkullon kohët e fundit nuk ka lidhje fare me sportin.

Bëhet fjalë për një tjetër trajner personal, i cili i mëson personave të thjeshtë lëvizje të ndryshme gjatë një akti se*sual dhe gjithashtu i këshillon atyre edhe gjërat që duhen eliminuar.

Por mediat e huaja përqendrohen kryesisht tek fakti se trajneri personal është i gatshëm të shkojë në dhomën e gjumit të çdo klienti të tij dhe t’i shpegojë atyre çdo paqartësi.

Mes pionerëve të disiplinës së re njujorkeze janë Eric Amaranth dhe Amy Jo Goddard.

Secili prej tyre ka metodën e tij të preferuar të shpjegimit, kështu Eric preferon të jetë i pranishëm fizikisht tek çdo shtëpi e klientëve të tij, ndërsa Amy jep këshilla nëpërmjet telefonit ose më mirë akoma nëpërmjet internetit.

“Komunikimi është një pjesë e rëndësishme e atyre që mësojnë. Punoj me ta dhe u shpjegoj gjërat që duhet të bëjnë për t’u ndjerë sa më mirë”, shpjegon Eric.

Madje shumë klientë konfirmojnë se me mbështetjen e këtij trajneri personal, ata kanë gjetur kurajën të evoluojnë në shtrat.

“Se*si është diçka që duhet të mësohet”, shpjegon Amy, klientët e të cilës janë kryesisht femra të moshës nga 30 deri në 40 vjeç.

Një biznesmene, Michelle Rasseau, klientja e Amy tregon se dëshiron të punojë me të për të mësuar rregullat e jetës se*suale në mënyrë të tillë që të ketë raport më të mirë me partnerin e saj.

Ndërsa për shumë persona të tjerë ky fakt është një tabu dhe kur Michelle u shpjegon se ka një trajner personal se*si, ata reagojnë në mënyra të ndryshme dhe disa prej tyre mendojnë se ajo ka ndonjë problem.

Sytë më të bukur dhe të rrallë, kush i ka dhe si i ka (FOTOT)


Por nëse do shihni fotografitë që publikon do kuptonit se macet janë vërtetë të veçanta sidomos kur njërin sy e kanë ngjyrë tjetër dhe njërin krejt tjetër.

Ngjyrë blu, jeshile dhe kafe tamam si do ishin lentet më perfekte që shumica e njerëzve duhet të vendosin, ndaj sytë e këtyre maceve mund të cilësohen pa frikë si iluzion optik.













Wednesday, August 8, 2012

Shikojeni çfarë bukuroshe ka humbur futbollisti Ronaldo (FOTOT)

Modelja Braziliane 27 vjeçare Raica Oliveira ish e dashura e yllit të futbollit Brazilian Ronaldo ka xhiruar editorial seksi me veshje të brendshme për markën Ultimo dhe ka dëshmuar edhe njëherë se ka trup dhe pamje të mirë.Kjo bukuroshe me gjashtë tatuazhe në trup flet anglishten,portugalishten,frengjishten,spanjollishten dhe italishten.Është vegjetariane dhe i pëlqejnë kafshët , respektivisht qentë dhe ka tetë qen. Ndërkaq përveç karrierës si fotomodele ajo dëshiron të studjoj filizofinë.Sa i përket karrierës si modele ajo e ka ëndërruar që kur ka qenë në moshën 10 vjeçare.Duke iu falemnderuar agjentit të modës,menaxherit,Sergio Mattos ajo futet në ujrat e manekenizmit dhe vazhdon me sukses këtë rrugë.Pikërisht ky menaxher ka zbuluar dhe ka futur në rrugën e manekenizmit edhe modelen tashmë të njohur Gisele Bundchen.Në vitin 1999 Raica Oliveira u gjend në mesin e 30.000 kandidateve të paraqitura në Elite Model Look dhe aty doli fituese.Në përzgjedhjen botërore në Francë ajo merr vendin e dytë dhe kështu me këtë çmim ajo veç futet në rjedhat ndërkombëtare të modës.Dior, Dolce & Gabbana, Yves Saint Laurent, Vogue, Chanel, Lancome, Victoria’s Secret, Pepe Jeans, Sports Illustrated, JLO, H&M, Elle, Marie Claire, TNG, Ann Taylor dhe XOXO etj, janë disa nga markat e njohura botërore dhe magazinat e modës ku ajo ka bashkëpunuar.Tashmë është bërë fytyrë e njohur e Ultimo që nga viti I kaluar kur erdhi dhe zuri vendin e modeles Kelly Brook.

Hajdutet me idiot te bankave ,harrojne ti hedhin benzine motorrit Kapen nga policia(Video)


Silvester Stalone mundohet te mbyse dhimbjen per humbjen e te birit duke kaluar kohe me Vajzat e tij (Foto)


Silvester Stalone mundohet te mbyse dhimbjen per humbjen e te birit duke kaluar kohe me Vajzat e tij  .Ai eshte pikasur nga paparacet ne jahtin e tij duke  bere plazh me vajzat e tij dhe te shoqen  .Ai mundohet te mbyse dhimbjen me vajzat dhe gruan pasi ai kishte pak kohe pa dalur ne publik ./Publialb.com





16 tetori do të jetë një ditë e shënuar për kanadezin Jean Béliveau. Në këtë ditë, ai ka parashikuar të përmbyllë në Montreal xhiron e tij rreth botës me mjetin më të paimagjinueshëm… në këmbë.


Sfida e tij ka nisur në 18 gusht të vitit 2000. Ka ecur për 11 vjet me radhë, ka përshkuar 75 mijë kilometra e ka parë 64 vende të botës.
Nga shkretëtirat në qytete, me pak lekë në xhep dhe një karrocë me të cilën transportonte gjërat që i duheshin gjatë udhëtimit, ka fjetur shpesh nën ura e në rrugë, por shprehet se ka gjetur edhe një mbështetje të madhe te njerëzit.
Shumë prej tyre tashmë e njohin në rrugë dhe sidomos këto vitet e fundit e kanë ndihmuar edhe duke i ofruar një vend ku të flejë apo një vakt të ngrohtë. “Është një udhëtim që e kam bërë falë njerëzve, pa ndihmën e tyre do të ishte e pamundur”, thotë ai.
Marshimi i tij 11-vjeçar, i cili kishte për qëllim të përcillte mesazhin e paqes nëpër botë, i ka kushtuar Jean Béliveau 53 palë këpucë. Pala e fundit e tyre do të ruhet në një muze, si dëshmi e sipërmarrjes së tij të guximshme.

SHBA, milioneri vret veten në sallën e gjyqit


Një milioner amerikan ka vrarë veten duke pirë një pilulë në sallën e gjyqit pasi trupi gjykues e shpalli fajtor për djegien e shtëpisë së tij me vlerë 3.5 milionë dollarë.
53-vjeçari Michael Marin u pa i shokuar kur u dha verdikti dhe nga pamjet duket se fut një pilulë në gojë e më pas pi pak ujë për ta gëlltitur. Disa minuta më vonë rrëzohet në tokë duke u dridhur.
Marin u dërgua me urgjencë në një spital të Feniksit, në Arizona, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.
Milioneri rrezikonte 16 vjet burg për djegien e shtëpisë së tij në vitin 2009 pasi nuk e shiti dot në një ankand bamirësie. Zjarrvënia e qëllimshme në Arizona dënohet po aq rëndë sa edhe vrasja e shkallës së dytë. Prokurori doli në përfundimin se Michael i vuri zjarrin shtëpisë sepse nuk mund të paguante dot më hipotekën.
Michael Marin ishte baba i dy fëmijëve dhe tashmë do kryhen analizat toksikologjike në trupin e 

Gregoraci, e mrekullueshme në plazh

 Gruaja e Flavio Briatore, Elisabetta Gregoraci duket e mrekullueshme në plazhet e Sardenjës, ndërsa po shijon disa ditë pushimi me familjen e saj. Modelja 33-vjeçare u shfaq me një trup të tonifikuar, muskuj në zonën e barkut dhe me një siluetë shumë elegante. Elisabetta mbante veshur një pale mbathje ngjyrë bardhë dhe rozë, shoqëruar me një pale syze të errëta dhe kapele sportive të bardhë. Trupi i mrekullueshëm i gruas së tij e bëri Flavion që të mos i mbajë duart dot duart larg saj. Miliarderi 62-vjeçar e kishte vëmendjen e përqendruar edhe tek dashuria tjetër e madhe e jetës së tij, djali 2-vjeçar Falco Nathan.




Gruaja e Flavio Briatore, Elisabetta Gregoraci duket e mrekullueshme në plazhet e Sardenjës, ndërsa po shijon disa ditë pushimi me familjen e saj. Modelja 33-vjeçare u shfaq me një trup të tonifikuar, muskuj në zonën e barkut dhe me një siluetë shumë elegante. Elisabetta mbante veshur një pale bikini ngjyrë bardhë dhe rozë, shoqëruar me një pale syze të errëta dhe kapele sportive të bardhë. Trupi i mrekullueshëm i gruas së tij e bëri Flavion që të mos i mbajë duart dot duart larg saj. Miliarderi 62-vjeçar e kishte vëmendjen e përqendruar edhe tek dashuria tjetër e madhe e jetës së tij, djali 2-vjeçar Falco Nathan.

Tuesday, August 7, 2012

Foto – lajm: Ja si është sot Brigitte Nielsen, ish-modelja dhe e dashura e Silvester Stallone























Para 25 vjetësh ishte, me të drejtë, në qendër të vëmendjes dhe adhurohej nga mijëra meshkuj në gjithë botën.
Por ja sesi ka përfunduar sot! Një femër kockë e lëkurë, që rrëzohet dhe e zë gjumi në mes të rrugës.
E kemi fjalën për ish-modelen dhe aktoren Brigitte Nielsen, ish të dashurën e Silvester Stallone.
Ish-modelja daneze që dikur të verbonte me bukurinë dhe shkëlqimin e saj, sot është katandisur në gjendje të mjerueshme.
Siç e shikoni edhe në foto, Brigitte, tashmë 49-vjeçare, doli një shëtitje në rrugët e Los Angeles.
Në një park ndaloi dhe piu disa cigare, vodka dhe më pas ia futi gjumit mbi bar! Shkëlqimi dhe rënia e një ylli!



E pabesueshme! Ja si ishte Croistiano Ronaldo para ndërhyrjeve plastike
















Vërtet i panjohur futbollisti që momentalisht, të gjitha mediat në botë janë përqendruar tek ai!
Siç duket dhe nga fotografitë që  ju paraqet, rezulton se fama e një VIPI, shoqërohet dhe me… shumë ndërhyrje kirurgjikale në plastik për ndryshimin e pamjes!
Ndryshimi i pjesëve të fytyrës, si hunda, veshët, qerpikët, nofulla, buzët, dhëmbët etj, janë disa nga pikat më të preferuara të VIPA-ve.
Për shembull, Cristiano Ronaldo, ka një ndryshim drastik, nëse nuk e besoni, atëherë fotografitë mjaftojnë për t’iu mbushur mendjen.