Friday, August 10, 2012

Më e madhja në botë, pishina që bashkohet me detin (FOTOT)






Algarrobo, 10 gusht 2012,Një pishinë me përmasa gjigante e cila përfundon direkt në det të hapur ka mahnitur mbarë botën.

Pishina gjigante ndodhet në resortin San Alfonso del Mar në qytetin Algarrobo në bregun jugor të Kilit.

Kili u fut në librin e rekordeve Guinnes pikërisht në saj pishinës e cila u cilësua si më e madhe në botë.

Përmasat e saj siç informon , shkojnë në 20 hektarë dhe përmban mbi 250 000 metra kub ujë.

Uji i detit është shumë i ftohtë në pjesën më të madhe të vitit, kështu që brenda pishinës uji në verë mbahet në një temperaturë konstante.

Ndërsa ka një hapësirë më se të mjaftueshme për të notuar vizitorët e pishinës mund të lundrojnë me anije të vogla brenda saj përgjatë lagunës që lidh me detin.

Pishinës në fjalë iu deshën 5 vjet dhe 1 bilionë dollarë për tu ndërtuar, ndërsa për mirëmbajtjen e saj brenda 1 viti shpenzohen afro 2 milionë dollarë.

Ajo filtrohet vazhdimisht dhe ndryshon ujin përmes lidhjes që ka me detin