
Bëhet fjalë për një tjetër trajner personal, i cili i mëson personave të thjeshtë lëvizje të ndryshme gjatë një akti se*sual dhe gjithashtu i këshillon atyre edhe gjërat që duhen eliminuar.
Por mediat e huaja përqendrohen kryesisht tek fakti se trajneri personal është i gatshëm të shkojë në dhomën e gjumit të çdo klienti të tij dhe t’i shpegojë atyre çdo paqartësi.
Mes pionerëve të disiplinës së re njujorkeze janë Eric Amaranth dhe Amy Jo Goddard.
Secili prej tyre ka metodën e tij të preferuar të shpjegimit, kështu Eric preferon të jetë i pranishëm fizikisht tek çdo shtëpi e klientëve të tij, ndërsa Amy jep këshilla nëpërmjet telefonit ose më mirë akoma nëpërmjet internetit.
“Komunikimi është një pjesë e rëndësishme e atyre që mësojnë. Punoj me ta dhe u shpjegoj gjërat që duhet të bëjnë për t’u ndjerë sa më mirë”, shpjegon Eric.
Madje shumë klientë konfirmojnë se me mbështetjen e këtij trajneri personal, ata kanë gjetur kurajën të evoluojnë në shtrat.
“Se*si është diçka që duhet të mësohet”, shpjegon Amy, klientët e të cilës janë kryesisht femra të moshës nga 30 deri në 40 vjeç.
Një biznesmene, Michelle Rasseau, klientja e Amy tregon se dëshiron të punojë me të për të mësuar rregullat e jetës se*suale në mënyrë të tillë që të ketë raport më të mirë me partnerin e saj.
Ndërsa për shumë persona të tjerë ky fakt është një tabu dhe kur Michelle u shpjegon se ka një trajner personal se*si, ata reagojnë në mënyra të ndryshme dhe disa prej tyre mendojnë se ajo ka ndonjë problem.