Friday, August 17, 2012

Lindsey Lohan, nu do në filmin e ri


Për kthimin e saj në ekran, Lindsay Lohan dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrë madhështore. Pas filmit televiziv “Liz & Dick”, që po xhiron në Los Anxheles, dhe ku interpreton divën me sy vjollcë, Elizabeth Taylor, aktorja synon të rilansojë karrierën e saj.
  Kështu, në korrik ajo do të jetë në sheshin e xhirimit për “The Canyons”, film i ambientuar në Qytetin e Engjëjve, që flet për jetën e të rinjve, mes seksit dhe parave.
Këtu, Lohan do të shfaqet nu do përkrah aktorit të njohur të filmave me drita të kuqe, James Deen, bëjnë të ditur mediet amerikane online, transmeton TCH.
Në vitet e fundit, më tepër sesa si aktore, Lohan ka qenë në qendër të vëmendjes për telashet e saj me drejtësinë, për shkak të drogës, alkoolit dhe aksidenteve rrugore.
Vetëm pak ditë më parë ajo u aksidentua me makinën e saj luksoze, por këtë herë, ndryshe nga më parë, nuk kishte qenë faji i saj por i drejtuesit të automjetit tjetër