
Përveç si engjëllushe e ‘Victoria’s Secret’, Adriana tashmë disa vite zhvillon edhe biznese të tjera, ku ka qenë edhe fytyrë reklamuese e preparateve të shumta kozmetike, duke përfshirë edhe brendin ‘Maybelline’.
Bukuria e saj ekzotike, të cilën e përbëjnë sytë natyralë të ndritur, buzët e plota dhe flokët e errëta, vjen nga rrënjët e përziera indiane, afrikane, portugeze, franceze, japoneze dhe karaibiane, ndërsa vetë ajo ka deklaruar se kurrë nuk kishte menduar se do të bëhej modele.
Në paraqitje në garën e parë të bukurisë e kishte bindur një shoqe e saj dhe menjëherë pas kësaj, ende pa mbushur 15 vjet, kishte fituar garën e Ford-it, ‘Supermodel of Brazil’.
Shumë shpejt kishte zënë edhe pozitën e dytë në përzgjedhjen botërore të supermodeleve. Kjo bukuroshe ishte rritur me të ëmën Maria da Graça Lima, një punëtore sociale, ndërsa babai Nelson Torres e kishte braktisur familjen kur ajo ishte vetëm 6 muajshe.
Pas ngadhënjimit në garën e bukurisë, ajo ishte zhvendosur në Nju Jork, ku kishte nënshkruar kontratë me agjencinë e modës ‘Elite Model Management’. Më pas kanë ardhur paraqitjet e saj në revy të shumta të modës për firma si “Vera Wang”, “Giorgio Armani” dhe “Valentino”, si dhe ballinat e shumë revistave si “Vouge”, “Marie Claire”, “Harper’s Bazaar”, “Elle”, “GQ”, “Arena”, “V”,
”Esquire” dhe “Revue des Modes”. Po ashtu ka sprovuar veten edhe në aktrim, duke u paraqitur në seritë “How I meet Your Mother” dhe “Ugly Bethy”. Njëra nga deklaratat e saj e cila kishte shkaktuar më së shumti bujë, ishte kur kishte deklaruar se ende ishte e virgjër edhe pse kishte 27 vjet dhe kishte insistuar se vetëm kur të martohej do ta humbiste virgjërinë sipas fjalëve të saj, edhe kishte vepruar ashtu.