Këngëtarja se ksi, Shkëndije Mujaj, ka marrë një ofertë për të xhiruar një film por nografik, ndërsa për këtë projekt i është ofruar një shumë prej 350.000 eurosh.
Për shkak të të pasmeve të saj ‘të veçanta’, të cilat i reklamon me shumë krenari, ajo është krahasuar me Jennifer Lopez e Kim Kardashian, ndërsa fiziku i saj ka bërë që t’i ofrohet një angazhim në filmat për të rritur.

“Prapanica ime është më se origjinale dhe këtë formë e kam arritur duke u stërvitur në mënyra të ndryshme, pra ka pesë vite që po djersitem me orë të tëra të bëj këtë formë ‘amazing ass’, dhe atë ditë kur të shoh një palë vithe më se ksi mes këngëtareve tona, nuk do pozoj më, ky është gjest humanitar për popullin shqiptar me moton: ‘ja shikoni dhe konsumoni prodhime vendore’”, ka shkruar Shkëndija në Facebook.

Po ashtu, ajo ka njoftuar se së shpejti do të lansojë një videoklip të cilin e ka realizuar në Shtetet e Bashkuara dhe bëhet fjalë për një projekt në gjuhën angleze. /Telegrafi/
