Monday, August 13, 2012

Hunziker në spital, pas incidentit në spektaklin televiziv


Showgirl Michelle Hunziker pësoi disa dëmtime të vogla gjatë një spektakli televiziv, në momentin kur një konkurrent e hodhi në ajër dhe nuk e kapi dot më. Incidenti ka ndodhur gjatë spektaklit “Supertalent mbrëmjen e së dielës kur Hunziker është rrëzuar në tokë nga një lartësi e më pas është dërguar në spital ku dhe po merr ndihëm e duhur mjekësore, raporton noa.al.

“Ka qenë e dhimbshme por gjithçka shkon mirë. Dhimbja e kokës do të më kalojë shpejt”, është shprehur ajo pas incidentit.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e incidentit showgirl me origjinë zvicerane ishte duke u lëkundur nga një konkurrent, i cili ka humbur kontrollin duke bërë që 35-vjeçarja të fluturonte në anën tjetër të skenës.

Hunziker ka përplasur fort kokën në tokë, por menjëherë është ngritur në këmbë duke siguruar publikun se ishte mirë.