Tmerr edhe poshterim per Rihannen. eshte rrahur nga ...
Duke realizuar një dokumentar në vendlindjen e saj në Barbados, i cili do të emetohet në emisionin e “Oprah Winfrey-t”, Rihanna e zbuloi se si ishte ndjerë në natë kur e kishte rrahur Chris Brown. “Ka qenë një gjë shumë e tmerrshme dhe poshtëruese. E kam humbur mikun më të mirë”, tha këngëtarja në bisedën më udhëheqësen e famshme. Muajt e fundit në medie doli lajmi që Rihanna, edhe përkundër incidentit është përsëri në lidhje me Brown-in. Kur Oprah e luti që ajo t’i konfirmojë apo demantojë këto pohime, Rihanna ia dha një përgjigje të cilën shikuesit do të mund ta shohin në kohën kur do të emetohet ky emision.
Udhëheqësja emisionin e dedikuar për këngëtaren nga Barbadosi, e bëri për të shfaqur fëmijërinë e saj, sukseset dhe dështimet e saj në karrierë dhe popullaritetin që e arriti në moshë shumë të re. “Pozitën që ta sjell fama është shumë e frikshme, nuk mund ta besoni se sa mund të ndiheni të vetmuar”, tha Rihanna.
Rihanna më në fund vendosi të flasë për natën e tmerrshme të vitit 2009, kur e kishte rrahur i dashuri i atëhershëm, Chris Brown. Këngëtarja Oprah Winfrey-t i tha se edhe më tutje ndihet keq pasi “që e tradhtoi miku më i mirë”