Monday, August 6, 2012

A e keni ditur se Rita Orës i pëlqen...



Londër, 6 gusht - Bukuroshja Rita Ora e bëri për vete tërë botën me stilin e saj “të trentë” të veshjes dhe me këngët të cilat u bënë hit për një kohë të shkurtër, ndërsa përveç mentorit të saj, siç shkruan zëri, Jay-Z, atë e lëvdojnë edhe Beyonce, Kanye West dhe Chris Martin. Pëlqen atletet dhe adhuron Gwen Stefani-n, ndërsa si “e çmendur” blen të brendshme.

Në vazhdim do të paraqesim disa gjëra të cilat kanë të bëjnë me këtë këngëtare shqiptare dhe të cilat shumica nuk i kanë ditur.

Për pak nuk u paraqit në “Eurovision”

Rita Ora në vitin 2009 është paraqitur në konkursin “Eurovision: Your Country Needs You” në të cilin kërkohej këngëtari i ri i cili do ta përfaqësonte Britaninë e Madhe në “Eurovision”, ndërsa pas disa prezantimeve vetë është larguar nga konkursi pasi që nuk ndihej ende e gatshme.

Këndon që moti

Bukuroshja e re vjen nga një familje e dhënë pas muzikës, dhe kështu në kafenenë e të atit shpesh ka kënduar dhe i kishte argëtuar të pranishmit. Deri në moshën e saj 16-vjeçare është paraqitur në shumë reality shou britanik dhe në emisione muzikore.

E lindur në Prishtinë

Rita Ora ka lindur në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, në vitin 1990, ndërsa vetëm disa muaj pasi që lindi, prindërit e saj duke ikur nga gjendja e mjerueshme që mbretëronte në Kosovë shkuan në Angli. Marrë parasysh që tërë jetën e saj e kaloi në Londër, ndihet si britanike, por ajo shpesh e potencon se krenohet me gjakun e saj dhe që është shqiptare.

E “trentë” pas atleteve

Rita Ora i adhuron atletet, ndërsa më së shumti i pëlqejnë ato të firmës “Nike”. Sot ajo i posedon 150 palë, ndërsa dashuria e saj ndaj atleteve filloi kur si 15-vjeçare kishte punuar në një dyqan sportiv.

Nuk e pranon lidhjen me Rob-in

Kjo këngëtare tashmë e njohur shpesh shihet duke u shoqëruar me Rob Kardashian-in, por nuk dëshiron ende ta quan “i dashuri i saj”. Për revistën “Complex” ajo pati deklaruar: “Nuk do ta quaja këtë lidhje. Nuk është aq intensive. Shoqërohemi, ndihemi mirë me njëri-tjetrin, kjo është e tëra. Jemi miq të vërtetë”.

Shije “të pazakontë” për ushqimin

Rita e adhuron ushqimin me shumë mëlmesa dhe që është djegës, ndërsa salcën “Tabasco” e merr gjithkah me vete. Në një intervistë e pranoi se atë e vendos gati në secilin ushqim që e ha.

Vazhdimisht blen të brendshme

Rita mendon që shprehia dhe sjellja më e keqe që mund ta ketë një yll është kur nuk vesh brekë, andaj ajo i blen ato në secilin qytet ku performon. Për revistën “Glamour” ajo deklaroi: “Kur jam në turne nuk arrijë t’i lajë të brendshmet, andaj blejë brekë kudo që shkojë”.

E adhuron Gwen Stefani-n

Idhulli më i madh i këtij pop-ylli të ri është Gwen Stefani. Rita e adhuron muzikën e saj, lëvizjet në skenë dhe stilin e veshjes, ndërsa ajo kohë më parë edhe e kishte ndërruar pamjen që të dukej si ajo.

Jay-Z e mësoi si të jetë e durueshme

Rita me kujdes dëgjon se çka thotë mentori i saj Jay-Z, dhe ato i shfrytëzon në karrierën e saj, ndërsa gjëja më e rëndësishme që e ka mësuar ai është durimi. “Më ka thënë që të jem e durueshme dhe kjo ishte këshilla më e mirë. Shpesh thotë: ‘Relaksohu dhe merr frymë. Kuptoje kush je dhe çfarë muzike dëshiron të këndosh. Askush nuk mund të të tregoj kush je përveç teje’”, kishte deklaruar ajo për revistën “Vibe”.

Investon në imazhin e saj

Rita Ora investon shumë në imazhin e saj kështu që asgjë nuk ia lë rastit. Gjithkah me vete mban kombinimin rezervë, ndërsa është e njohur edhe për atë që brenda një dite ndërrohet disa herë.