Anastacia, nu do në videon e re (Foto)
Anastacia heq syzet dhe rrobat për një pamje më të thjeshtë, por në të njëjtën kohë më shumë sensuale, për t’u paraqitur e lirë dhe superse ksi në videon e re të këngës “I Can Feel You”. Kënga është pjesë e albumit të fundit që do të dalë në treg në 24 tetor, “Heavy Rotation”. Në disa sekuenca këngëtarja shfaqet nu do e zhytur në pishinë, duke ftuar dhe ngacmuar teleshikuesit. Pastaj del nga pishina dhe mbulon gjoksin, duke treguar kështu një fizik për t’u pasur zili, edhe pse në prag të 40-vjetorit të saj. Në pritje për të dëgjuar këngët e reja të yllit, që ka shitur me shumë se 17 milionë albume vetëm në Europë dhe në Australi, nga një revistë australiane vijnë lajme për fejesën e saj me Wayne Newton. “Po bëja manikyrin dhe pedikerin, kur shoh të shfaqet i fejuari im. Papritur me kërkoi një dollar. Unë kërkova në çantë dhe ja dhashë. Ai tha: ‘Ju gratë nuk keni nevojë të kërkoni në çantë’ dhe më vendosi në dorë një kuti ku ishte unaza e fejesës! U emocionova shumë dhe sa arrita të thosha vetëm ‘Oh, Zoti im! Oh, Zoti im!’”, - thotë Anastacia. “Jemi shumë shokë, kemi shumë gjera të përbashkëta dhe shkojmë shumë si çift”, - përfundon këngëtarja.