Aktorja britanike Emma Watson ka pozuar për kopertinën e revistës “Glamour”. Ajo dukej mjaft sensuale duke lënë vetëm si kujtim rolin e saj në sagën e “Harry Potter”. Watson gjithashtu është shprehur për jetën e saj personale duke thënë se fama nuk e lejon të ketë një jetë personale. “Nuk mund të dal me shoqërinë time pasi me çdo mashkull që fotografohem, duhet të jetë patjetër i dashuri im. Kështu që deri tani rezulton se kam patur 6.000 të dashur,”- ka thënë Watson duke qeshur. Megjithatë sa i përket jetës së saj sentimentale, Watson është prej një viti e lidhur me të dashurin e saj aktual Will Adamowicz.