Thursday, August 9, 2012

Ruani fytyren gjat veres

Përvec të mirave që sjell stina e verës mbart me vete edhe rritjen e rrezikut të lëkurës së fytyrës dhe kujdesin me të lartë që duhet të këmi pikërisht në këtë sezon.

Ku frekuentimi i plazhit apo ekspozimi me orë te gjata në diell bën që lëkura të jetë në një kërcënim të vazhdueshëm , duke u përballur me një tharje të lëkurës dhe mungesë të theksuar të lagështirës.

Për këtë estetistja e “Perfect Hair and Beauty” jep këshillat për një lëkurë të shëndetshme për të gjitha femrat të cilat nuk duhet të lënë pa përdorur produktet e nevojshme.

Gjithashtu “Përfect Hair and Beuty” këshillon që duhet patur kujdes edhe me make-upin ,i cili gjatë ditës sugjerohet të mos aplikohet fare, pasi con në bllokim të poreve të lekurës.

Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur fytyrën eshtë edhe aplikimi i metodës më të re nëpërmjet aplikimit të serumit dhe Kremit “Line Redusing”, e cila ka ndikim të lartë dhe të menjëhershëm në rigjenerimin e lëkurës.