Thursday, August 30, 2012

“Edhe dy çunat e tjerë po të më ishin vrarë për PD-në, s’do e kisha problem”


Ish-badigardi i Sali Berishës, Sali Lusha, në një intervistë të gjatë dhënë për “GSH”, ka rrëfyer se ai dhe familja e tij, janë gati të bëjnë çdo gjë për Partinë Demokratike.
Duke folur për vrasjen e të vëllait në vitin 2000, Sali Lusha shprehet se, “e kam parë në video varrimin e tim vëllai, sepse unë s’isha, e më kujtohet baba kur u takua me Pjetër Arbnorin i tha; Edhe dy çunat e tjerë po të më ishin vra për PD-në s’do e kisha problem. Juve mund t’ju duket çudi, por ne jemi idealistë”.
Duke folur për marrëdhënien e tij me Sali Berisha, Lusha shprehet se:  “Partia Demokratike dhe Sali Berisha po të kenë një rrezik sot, mua më kanë te këmbët, mua dhe miqtë e mi. Vota ime s’ka për të shkuar asnjëherë në vend tjetër, madje kam votuar edhe për in, vetëm se ishte nën siglën e PD-së, dhe ia thashë; Mos e gëzofsh votën time. Mua s’mund të më ndajnë këto njerëz nga PD. Edhe në varrin e vëllait tim është një flamur shqiptar dhe një i PD. Hipotekën e PD-së e kam unë, këto e kanë bërë me mbivendosje prone”.
Në fund e mbyll me një konsideratë për disa prej kriminelëve më të rrezikshëm në vend, të cilët i ka njohur gjatë kohës që ka qenë në burg.
Në burg kam njohur çuna të mirë, Gaxhain, Viktor Ymerin, hanim bukë bashkë. Vëllai im ka qenë me Zanin… Kurrë s’kemi pasur probleme”.