Është sezon veror dhe në modë janë pantallonat tepër të shkurtra, por pavarësisht kësaj Lindsay Lohan ka përzgjedhur të dalë në rrugë vetëm me këmishë.
Sapo fansat mendojnë se Lohan i rikthehet rrugës së drejtë, ajo sërish bën një gabim, që paparacët e fiksojnë me aparatin e tyre dhe menjëherë fotografitë qarkullojnë në gjithë botën, raporton noa.al.
Mbrëmjen e djeshme 26-vjeçarja është shfaqur në publik e veshur vetëm me këmishë të zezë dhe mungesa e pantallonave ka qenë e dukshme, ndërkohë që shoqërohej nga truprojat e saj.