Këngëtarja e njohur Mariah Carey ndodhet për pushime së bashku me familjen dhe ka përzgjedhur t’i përkushtojë vëmendje të veçantë fëmijëve të saj.
Ndërkohë që do edhe pak kohë të fillojë sezoni i ri i “American Idol”, këngëtarja përpiqet të jetë në çdo moment përkrah vogëlushëve vetëm 1-vjeç Monroe and Moroccan.Mariah në Twitter ka shpërndarë disa fotografi familjare, ku ajo shfaqet me vajzën në pishinë e veshur me bikini, ndërsa në shtrat me djalin.
42-vjeçarja përkujdeset për vogëlushen Monroe, e cila qëndron në një kamerdare të vogël ngjyrë të verdhë.
Në një tjetër fotografi shohim këngëtaren pranë djalit të saj, të cilin ajo e thërret “vogëlushi Roc”, duke u përpjekur ta vërë në gjumë.