Kur pjesa më e madhe e personave vip largohen nga restoranti, ata normalisht fotografohen nga paparacët e shumtë, por asnjëri prej tyre nuk duket ashtu sikurse Lady Gaga, e cila çdo ditë të çudit me veshjet dhe veprimet e saj.
Këngëtarja është shfaqur mbrëmjen e djeshme duke u kthyer për në hotel dhe buzëqeshte për paparacët, por mërzitja i është shtuar në momentin që ajo ka gjetur derën e dhomës mbyllur.
E veshur me peliçe të bardhë, Gaga mbante të lidhur në kokë një shall tepër të madh në formë çallme dhe gjithashtu një varëse, që të krijonte imazhin e një princeshe të filmave vizatimor.
Ndërsa është nisur për të hapur derën, ajo ka parë që dera e dhomës së hotelit ishte mbyllur dhe Gaga shfaqet tepër e mërzitur në disa momente, pasi nuk e priste një gjë të tillë dhe ka mbetur e befasuar.
Edhe një ditë më parë Gaga është fotografuar me një shall të madh të lidhur në kokë në formën e çallmës por ngjyra ishte lejla.
Në muajin shtator Gaga do të fillojë turneun e saj muzikor në Angli, ku do të performojë në stadiumin “Twickenham”.





