Këngëtarja kontroverse, Lady Gaga, ndërron stilin e flokëve aq shpesh, sa shumica e njerëzve që i ndërrojnë rrobat. Prandaj kur bën ndonjë ndryshim, rrallëkush befasohet.
Këto ditë ajo po qëndron në Amsterdam, nga ku përmes Twitterit ka zbuluar se është bërë brune.
Nën fotografi ka shkruar se ndoshta në shikim të parë duket e mërzitshme, mirëpo asaj i pëlqen që të ketë këtë ngjyrë të flokëve. /Telegrafi/