Kanë kaluar shumë vite që kur ajo u shpall “Miss Shqipëria”, por në ndryshim nga një mori misesh që kanë prodhuar këto spektakle bukurie, të cilat kanë kaluar tashmë në harresë, Hygerta Sako ka pasur fatin të vazhdojë pasionin e saj, rrugën e televizionit.Ajo prej vitesh prezanton programin e mëngjesit në TVSH. Hygerta është e martuar, ka një vajzë dhe këto ditë ka bërë pushime në plazhin e Vlorës, aty ku bashkëshorti i saj ka disa biznese.
Siç shihet edhe nga fotot, Hygerta vijon të jetë një femër e bukur, por disa kilogramë më shumë ia kanë prishur paksa finesën e një ish-misi. Gjë kjo e kuptueshme kur bëhesh nënë