Monday, August 20, 2012

Kim Kardashian joshëse, një vit pas martesës së dështuar



Si sot një vit më parë Kim Kardashian ka realizuar ceremoninë martesore me të dashurin basketbollist, Kris Humphries.

Ndërsa sot një vit më pas, e ndarë nga Kris, Kim shfaqet joshëse në fotografitë e fundit të publikuara në Twitter, ku pozon në plazh me roba banjo.

Ajo pret të divorcohet zyrtarisht nga ish-bashkëshorti i saj Kris Humphries, raporton noa.al.

Në këtë fotografi 31-vjeçarja shfaqet me flokë të lagura dhe gjithashtu prezantohet tepër joshëse me mbathje trupore.

Këtë fotografi ajo e ka komentuar “Ditë plazhi me rërë”, ku nuk ndjen aspak mungesën e ish të dashurit basketbollist, me të cilin ajo është ndarë në tetor të vitit 2011 pas 72 ditësh martesë.