Monday, August 20, 2012

Ja sa orë gjumë flenë vipat


Dihet që gjumi është një ndër faktorët kryesorë të qetësisë trupore dhe mendore, por gjithashtu ndihmon edhe për zhvillimin e inteligjencës. Ndërkohë që një fakt i tillë edhe pse është mëse i njohur për personazhet e famshme të botës hollivudiane, nuk zbatohet me përpikmëri, raporton noa.al.
Kjo kryesisht nga ato femra të cilat janë bërë nëna dhe gjumin e natës ose e kanë harruar krejtësisht ose flenë pak orë.

Në rreshtat e mëposhtëm ndodhen disa prej femrave të famshme të cilat flasin për gjumin dhe tregojnë gjithashtu sesa orë gjumë flenë vet ato.

Ndërsa sipas studiuesve gjumi i mbrëmjes reduktohet çdo një minutë për vit.

Victoria Beckham: Me Harper nuk flihet

Stilistja e njohur Victoria Beckham, e cila para një viti solli në jetë vogëlushen e saj, Harper shprehet se kohët e fundit gjumi për të është shumë i pakët në orët e mbrëmjes. Për të fshehur shenjat e pagjumësisë shpesh herë e kemi parë stilisten të përdorë syze të mëdha e të errëta dielli.

Madje vet ajo e ka pranuar se ngrihet shumë shpejt në mëngjes dhe nuk fle mjaftueshëm.

Që në periudhën pas lindjes së vogëlushes Harper, Victoria  e ka pranuar se në shtëpinë Beckham asnjë nuk fle dhe stilistja e famshme ka rrëfyer: “Natën jam zgjuar ashtu sikurse të gjithë nënat e mbarë botës”.

Katie Homes: 6 orë gjumë natën

Një tjetër nënë e famshme është edhe Katie Holmes, pjesë e vorbullës së nënave të trazuara nga pagjumësia.

“Dëshiroj të fle rreth 8 orë gjumë, por zakonisht fle rreth 6 orë”, ka shpjeguar Katie Holmes, e cila po kalon një periudhë të vështirë të jetës së saj që nga divorci me ish bashkëshortin Tom Cruise.

Heidi Klum: 10 orë gjumë natën

Gjatë gjumit përkujton eksperiencat e përjetuara. Një tjetër aktore e famshme, Heidi Klum shprehet për eksperiencën e saj me gjumin.

“Shkoj të fle afërsisht rreth orarit që flenë edhe fëmijët. Zakonisht bashkëshorti im, i cili më gjen në gjumë, më zgjon se nuk jam vetëm nënë por edhe një bashkëshorte”, shprehet Klum që pranon se fle 10 orë gjumë.

Ndoshta është kjo një ndër arsyet që Heidi dhe bashkëshorti i saj Seal po përjetojë krizë bashkëshortore?

Halle Berry: Adhuroj gjumin

“Dietë, ushtrime fizike dhe...gjumë’, këto janë rezultatet e një studimi të realizuar nga Susan Redline.

Ndërsa rrezatuesja Halle Berry, e cila me kalimin e viteve vijon të mbetet tepër tërheqëse me elegancën e saj ka deklaruar: “Fle 9 orë gjumë. Adhuroj të fle. E kur jam pushim, gjëja që preferoj më tepër është të qetësohem”.

Christina Aguilera: Gjumi është ilaçi i bukurisë

“Njerëzit shpenzojnë shumë para për të blerë kremëra të shtrenjta për fytyrën e tyre, por një natë e qetë dhe gjumë i gjatë është një ndër ilaçet më pak të kushtueshme por tepër të efektshme për një fytyrë sa më të bukur”, shpjegon ndër të tjera Christina Aguilera, e cila fle 8 orë gjumë dhe e konsideron qetësinë një strategji të vërtetë të bukurisë