Saturday, August 11, 2012

Ejshani ne kerkim te nje dashurie si te Ezelit

Pavarësisht se në film, fundi i Ejshanit është tragjik, dashuria e Ezelit për të, ishte shumë e madhe, saqë në emër të saj, ai shkoi në vetëflijim.Por në jetën reale, Cansu ka vuajtur për vite me radhë për të gjetur një dashuri filmash. Sipas gazetës Espresso, Dere ka patur një marrëdhënie të gjatë me aktorin Cem Yilmaz, i cili është gjithashtu një multimilioner që financon vetë prodhimet ku merr pjesë. Yilmaz nuk ishte standardi i shokut besnik, kështu që të dy janë ndarë 3 herë në 6 vjet marrëdhënie.Ndarja e fundit ishte më e keqja, kur Cansu zbuloi se Yilmaz e mashtronte me shoqen e saj më të mirë, me të cilën madje kishte edhe një fëmijë.Pas një periudhe shumë të vështirë, aktorja arriti ta kalojë dhimbjen dhe të ecë sërish përpara. Ajo ka një marrëdhënie me fotografin e famshëm turk Aydin Sen.