
Javen e fundit ka pasur zera se lidhja e tyre ka perfunduar. Kjo per shkak se cifti po ben pushime te ndara. Ne fakt, sipas Franceskes, por edhe sic thote Ermali, ata thjesht i kane planifikuar datat me shoqerine e tyre. “Do te bejme pushime bashke sapo te marrim leket nga Bigu”, ka thene Ermali, nderkohe qe po shijon keto dite te nxehta me shoqerine ne Jale, ndersa Franceska ndodhet ne Dhermi. Duket se mes tyre ka zenka, po jo aq sa te shkaktojne ndarjen. Franci pohon se eshte e dashuruar me Ermalin dhe se vetem nje tradhti nga ana e tij do t’i jepte fund lidhjes se tyre edhe pse kane vendosur te bashkejetojne. Ajo nuk perpiqet ta fshehe faktin se behet xheloze per te dashurin e saj, sidomos kur ai eshte pa te. “Nuk me pelqen kur Ermali rri jashte deri ne oret e vona te nates. Une nuk dal naten vone, ndaj nuk dua qe edhe Ermali te kaloje kohe jashte pa mua”, pergjigjet Franceska.
Franci, si po i kalon keto kohe?
Po i kaloj shume mire pushimet. Aktualisht jam me shoqerine time dhe familjaret e mi.
Dime se je ne Vlore, sa kohe ke kaluar me Ermalin kete vere?
Nuk kemi bere pushime tamam. Thjesht kemi qene ne Vlore dhe ne Dhermi bashke disa dite, po jo pushime.
Se fundmi eshte shkruar se raporti juaj ka marre fund? Si eshte e verteta?
Jane thjesht thashetheme. Lidhja ime me Ermalin po shkon shume mire.
Keni qene ne te njejtin vend me shoqeri te ndryshme, madje Ermali edhe ka flirtuar me disa femra… keni pasur ndonje zenke?
Jo, nuk kemi pasur asnje zenke, thjesht i planifikuam datat keq dhe rastisem ne shoqeri te ndryshme.
A ziheni me shpesh tani ne vere?
Jo, absolutisht jo. Me vone nuk i dihet.
A eshte ky reagimi qe ben Ermali kur zihet me ty? Perpiqet te te beje xheloze?
Jo, nuk i kemi keto raporte. Thjesht rrime pa folur dhe kaq.
Sa shpesh zihesh me Ermalin?
Jo, nuk zihemi fare. Njehere nje jave (qesh).
Cfare mund ta trondite raportin tuaj?
Nje tradhti.
Kujt ia ke friken Ermalit apo vetes?
S’ia kam friken asnje njeriu. Nese ndodh nje tradhti, dihet qe raporti ka marre fund dhe, kuptohet, jo nga ana ime.
Cilat jane planet qe keni si cift meqenese vera po mbaron?
Sapo te marrin leket e Bigut do shkojme me pushime jashte shtetit. Ndoshta ne Greqi, ne Korfuz.
Largesia si ka ndikuar te lidhja juaj?
Nuk eshte se kemi shume kohe qe jemi larg me njeri-tjetrin. Kemi vetem dy jave qe jemi larg. Nuk ka ndikuar per keq ende kjo gje. Besoj se largesia ndonjehere i ben mire lidhjes. Kishim disi nevoje per kete periudhe larg njeri-tjetrit.
Mendoni se edhe dashuria juaj do te kete te njejtin fund si dashurite e tjera te pafata te dala nga Big Brother?
Mendoj se lidhja jone eshte nje lidhje normale si gjithe te tjerat. Nuk mendoj se ka te beje shume fakti del apo jo nga Big Brother. Fakti qe jemi lidhur ne Big Brother eshte dicka e bukur. Nuk e di nese kjo do te ndikoje per mire apo per keq. Thjesht po e shijoj kete periudhe.
Eshte thene shpesh qe do te bashkejetoni, mendon se do t’i beje mire marredhenies suaj?
Po, ne kemi vendosur te bashkejetojme. Ndoshta nga vjeshta, ne shtator apo tetor. Normalisht eshte nje hap i madh, po shpresojme ta kalojme me sukses. Ne rrime cdo moment bashke, ndaj dhe e menduam kete gje.
Sa e dashuruar je me Ermalin?
S’e di. Nuk e percaktoj dot. Eshte nje ndjenje e forte dhe mendoj se do t’i rezistoje kohes.
Perse nuk bini dakord me shpesh?
Ne te dy kemi vazhdimisht mendime te kunderta dhe per kete zihemi me shpesh, sic eshte moskoordinimi i orareve per te dale. Nuk me pelqen kur Ermali rri jashte deri ne oret e vona te nates. Une nuk dal naten vone, ndaj nuk dua qe edhe Ermali te kaloje kohe jashte pa mua.
Moskomunikimi apo hyrja ne mes e nje femre tjeter do te ishte arsyeja me e forte per t’u ndare?
Mendoj se asnje nga te dyja. Nese do te kete moskomunikim i bie qe lidhja te kete marre fund. Nese nje femer tjeter hyn ne mes, atehere eshte Ermali ai qe humbet jo une.