.jpg)
Eshte nje show suksesi, pasi ky format ne orarin prime time te te shtunave tashme transmetohet ne 30 vende te botes. Titullohet “ I love my country” dhe nga viti ne vit shtrin territorin e tij ne bote, ndersa pritet te realizohet kete sezon edhe ne Shqiperi. Pas shkrirjes se programit e ”E diell”, ku Xhemi Shehu ishte moderatore, si fillim me Adi Krasten dhe sezonin e kaluar me Alban Dudushin, flitet se do te prezantoje kete format te ri, qe “Top Channel” do ta sjelle ne kete sezon te ri televiziv.
Xhemi Shehu, ne mbyllje te sezonit te kaluar “E Diell”, ne nje interviste per gazeten “Panorama”, pohoi se pas 10 viteve ne ekran, ende s’e kishte prekur terrenin e deshiruar ne televizion, qe nenkuptonte prezantimin e formatit te saj te preferuar. Dhe duket se “I love my country” tingellon shume i pershtatshem per shijet e saj, pasi ka lojen dhe humorin e batutave. Zakonisht, suksesi i ketij formati qendron ne kimine, apo afrimitetin qe krijohet mes personazheve te skuadres, qe e ngacmojne apo e mbeshtetin pjesetarin e skuadres ne menyren e tyre, duke zbuluar nje tjeter ane te karakterit. Secila skuader VIP ka nje kapiten, dhe skuadra fituese e gares fiton nje çmim special çdo jave. Secila skuader e kryesuar ka tre anetare, nje perfaqesues per secilen kategori moshe (20-29 vjeç, 30-39 vjeç, 40-49 vjeç). Skuadrat do u pergjigjet pyetjeve te Xhemit, pyetje te thjeshta e te komplikuara, qe i dedikohen vetem Shqiperise.
“I love my country”, show qe ve ne prove kulturen e VIP-ave shqiptare
Po çfare eshte ky spektakel? “I love my country” eshte i konceptuar si nje panel loje me shume humor dhe shpirtin e gares. Tete personazhe te njohur VIP do te sfidojne njeri-tjetrin, ndersa jane te ndare ne 2 ose kater skuadra. Nepermjet batutave, ngacmimeve dhe lojes qe ata do te bejne ne ekran, njekohesisht do te maten dijet e tyre per Shqiperine, ndersa do te perfshihet edhe publiku ne loje, pasi i ndare ne grupe do te suportoje secilen skuader. Nepermjet rregullave te lojes, spektakli “I love my country” do t’i beje personazhet e njohur shqiptare te garojne ne te njejten kohe per gjithçka dhe per asgje, qe do te thote te zbulojne kulturen e tyre pa kushte. Pra, filozofia e lojes eshte te tregoje se sa jane ata te informuar per filmat me te njohur shqiptare, spektaklet apo programet me te njohura dhe nostalgjike te vendit, kenget me te famshme te 30 viteve te fundit, fakte te spikatura nga historia jone, momentet me historike te sportit shqiptar, njohuri per gjuhen shqipe dhe kulturen e vendit. Me pak fjale, ky show, jave pas jave eshte konceptuar si nje udhetim ne memorien dhe njohjen e Shqiperise. Natyrisht perzgjedhja e garuesve do te behet me audicion, prandaj jemi kureshtare te dime per personazhet qe do ta marrin persiper nje rrisk te tille. Natyrisht qe presim te shohim se sa impakt do krijoje ne publikun shqiptar ky show, qe ka pasur sukses edhe ne vendet e Lindjes se Mesme. Nderkohe BBC-ja i ka bere promocion ketij show, si nje projekt pilot qe prezantohet nga David Walliams. Ky spektakel e transmetoi edicionin e tij te pare ne Hollande, me 8 mars te 2008-s. Spektakli eshte shitur deri tani ne vende si: Belgjike, France, Bullgari, Kine, Kroaci, Republika Çeke, Danimarke, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Itali dhe 18 vende te Lindjes se Mesme. Nuk eshte vendosur ende data kur ky spektakel do te nise transmetimin ne ekranin e “Top Channel” ne Shqiperi, nderkohe qe Xhemi, ndryshe nga prezantuesit e tjere, gjate veres ka qene e pranishme ne ekran, pasi prezantoi spektaklin “Summer Fest 2012”, nje tur artistik ne disa qytete te vendit me muzike, panaire, sfilita e te tjera argetime. vipat.info.