Fustan i gjatë, i gjelbër, por me një të çarë të madhe, që hapej kur ecte dhe papritmas ka zbuluar...të brendshmet. Kjo i ka ndodhur aktores suedeze Alicia Vikander, në premierën londineze të filmit "Anna Kareninna". Me një goditje "gjeniale", ajo u ka rrëmbyer të gjithë vëmëndjen protagonistëve të filmit, si Keira Knightley e Jude Laë. Pikërisht ka shfaqur të mbathurat e bardha paksa transparente, që s'i kanë lënë hapësirë imagjinatës. E për disa çaste, të gjithë shkrepjet kanë qenë drejt saj, megjithëse në film është vetëm një aktore e dorës së tretë.