Saturday, September 1, 2012

Sa eshte pasuria e Putin-it? shikoni shfrat maramendese


Ish-zv/kryeministri Boris Nemtsov dhe Leonid Martiniuk, nje prej anetareve te levizjes opozitare "Solidarnost", permes raportit te titulluar "Jeta e nje skllavi galere", hedhin drite mbi pasurine e presidentit te Rusise, vendit te careve te gjithepushtetshem.

Ne çdo cep te Rusise ai ka vila, jane 20 te tilla, 15 helikoptere, 43 avione dhe kater jahte, ora te shtrenjta ne vleren e 700 mijq dollareve dhe disa “Mercedes”. Ne total pronat e tij kapin vleren e 22 milione dollareve, shume me teper se 115 mije dollare qe eshte dhe shuma e deklaruar prej tij.

Te gjitha, sipas dy kritikeve, te paguara nga "Thesari i Shtetit". "Putini udhehoqi Rusine per me shume se 12 vjet. Duke humbur popullaritetin, ai po kacavirret si nje manjak ne pushtet”, thone autoret.

Perse-ja eshte e qarte, shpjegojne ata: "Nuk eshte veçse frika e humbjes se lirise, kapitalit dhe pronave, apo ndikimit te rrethit te tij te ngushte, qe po ashtu eshte pasuruar gjate rregjimit te tij”.

“Nje nga arsyet me serioze qe e shtyjne Putinin te ruaje pushtetin eshte te ruaje atmosferen, luksin me te cilin tashme eshte mesuar dhe nuk mund te heqe dore", thone me tej rivalet e kreut te Kremilinit.

Nemetsov dhe Martiniuk thone se nuk kane publikuar ne raport koston e veshjeve qe ai perdor, si kostume, kepuce, kravata, te cilat ata i quajne “çikerrima” krahasuar me vilat, avionet apo makinat.

Bilanci i pasurise se udheheqesit rus vihet nga dy autoret perballe te ardhurave shume modeste te mbi 20 milione ruseve qe mezi mbyllin fundin e muajit. Duke publikuar foto te vilave, rezidencave apo avioneve, raporti jep nje panorame shumengjyreshe te jetes qe gezon Putin.

Masha Lipman, analiste e Karnixh Senter ne Moske, tha se raporti i Nemtsov bazohet ne informacionet e mediave te huaja dhe kesisoj eshte e veshtire te percaktohet nese faktet jane te verteta.

Por Nemtsov e kundershton duke thene se Putin ka perzjere pronat e tij me ato te shtetit per nje kohe te gjate dhe tani mendon se i perkasin plotesisht atij.

Gjate viteve ne pushtet Putin eshte perpjekur ta fshehe jeten e tij private, per gruan e tij qe nuk del shpesh ne publik dhe dy vajzat e tij. top-channel