Monday, September 10, 2012

Rihanna zbulon tatuazhin gjigant me dedikim nen gjoks


Rihanna ka bërë një homazh për gjyshen e saj me një tatuazh, duke e imagjinuar atë si një perëndeshë. Këngëtarja, e cila ka kënduar edhe në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Paraolimpike, ka postuar një imazh në Instigram të pikturimit të ri që ka bërë në gjoksin e saj.
Duke mbuluar me duar pjesën e sipërme, ajo ka nxjerrë në pah imazhin e Perëndeshës egjiptiane Isis, e gjunjëzuar me krahët e hapur dhe e shtrirë në të gjithë kafazin e brinjëve të Rihannas. Ndërkohë që përgjatë fotos, këngëtarja ka shkruar: "Perëndesha Isis, Grua e Kompletuar, Model për brezat e ardhshëm.... Gjyshja Dolly, gjithmonë në zemrën time". Isis thuhet se ësdhtë "nëna dhe gruaja ideale". Ndërsa duket se me këtë figurë, Rihanna i është referuar edhe gjyshes, e cila ndërroi jetë në korrik, pas një beteje të gjatë me kancerin.