Sunday, September 2, 2012

Pse Kim Kardashian turpërohet nga Vithet e saja?


New York, 2 shtator - Ylli i reality show është ndier er në siklet kur nuk ka mund të vesh rrobat që kishte zgjedhur për të i dashuri i saj, Kanye West. Tani ushtron me zell për të zvogëluar të pasmet e saja të famshme. Kim Kardashian është e njohur për xhirimin e saj se ksi, por edhe më shumë për mollaqet e saja të harlisura. Por ylli i reality show ka për qëllim të zvogëlojë pjesën më të famshme të anatomisë së saj në mënyrë që të jetë në gjendje që të vesh rrobat e dizajnuara nga i dashuri i saj Kanye West, shkruan Mail Online. Kim thuhet se është ndier keq që nuk ka mund të hyjë në veshjet që i kishte zgjedhur për të Kanye, zbuloi burimi për “New York Daily News”. "Kim është ndier në siklet dhe e mërzitur, kur ajo nuk ka mund të hyjë në kreacionet e Kanyet të cilat ai i kishte zgjedhur për të", ka thënë burimi.

"Pothuajse të gjitha i janë shqyer kështu disa prej veshjeve është duhur tu rriten madje edhe numrat."

Kim tani është duke punuar shumë për të zvogëluar kthesat e saja të harlisura dhe që të mund të vesh rrobat e linjës DW Kanye dhe kreatorëve evropian.

Thashethemet filluan pasi që Kimi javën e kaluar në Twitter ka postuar një fotografi të prapanicës me xhinse të shtrënguar. "Unë mendoj se prapanica ime duket shumë e madhe në këto xhinse", shkruante ajo, dhe shumë prej adhuruesve kanë rënë dakord me Kimin, raporton Tportal.