.jpg)
Lazeri zbut lëkurën dhe i jep asaj një shkëlqim të shëndetshëm” thotë ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy. Ai e pranon hapur se këto ndërhyrje i kryen me shumë dëshirë. Madje para ca kohësh mbi të qarkulloi dhe një thashethem që hidhte dyshime se Sarkozy kishte kryer një operacion që zgjat trupin, në mënyrë që t’i afrohej sa më shumë bashkëshortes së tij, modeles Carla Bruni. Mirëpo ky lajm i fundit nuk u konfirmua kurrë. Ishkryeministri italian Silvio Berluskoni është krenar për pamjen e tij. Sipas mediave italiane ai ka kryer disa ndërhyrje radhazi në qepalla, fytyrë dhe qafë për të reduktuar sa më shumë rrudhat. Ai gjithashtu ka bërë mbjelljen e flokëve.
Po politikanët tanë, janë frymëzuar edhe në këtë pjesë nga liderët evropianë?! Kemi kontaktuar disa kirurgë plastikë e doktorë klinikash private me emër në kryeqytet, por askush nuk na konfirmoi asgjë. Sigurisht që mjekët nuk e mohuan faktin se politikanët shqiptarë kryejnë ndërhyrje për të përmirësuar pamjen, por emra nuk përmendën. “Nuk është etike, nuk mund të përmendim emra. Këto janë gjëra private”, – ishte përgjigja që merrnim nga secili. Nuk thonë kot që njeriu sa më shumë të ketë, aq më shumë do… Politikanët kanë pushtetin, kanë para, u dëgjohet fjala. Nuk vuajnë për qiranë e shtëpisë e as nuk rrinë natën pa gjumë duke vrarë mendjen se si t’i lajnë borxhet. Femrat në politikë nuk kanë nevojë të presin uljet e sezonit për të blerë veshje të reja. Ato janë gjithmonë të kuruara, me flokët e krehura bukur, me veshjen e zgjedhur e me këpucë firmato. Megjithëse duhet pranuar se përkujdesja është e domosdoshme për njerëz që janë gjithë kohën në kontakt me publikun.
Nuk duhet të jetë aq e lehtë të jesh kudo në qendër të vëmendjes. Vërtet asnjeri prej tyre nuk ka pasur ‘guximin’ të pranojë ndonjë kurim të vogël estetik që mund të ketë bërë, por thashethemet nëpër korridoret e ministrive apo në kafenetë pranë selive të partive, prekin herë pas here këtë temë.
Të “dyshuarit”
Me të drejtë emrat e zonjave të politikës janë ato që përmenden më shpesh. Majlinda Bregu është komentuar gjithmonë si një femër simpatike dhe me shumë stil. E re dhe plot energji ajo do të dukej po aq mirë edhe pa asnjë lloj ndërhyrjeje. Mirëpo zëra të shumtë thonë se ajo në fytyrë përdor rregullisht gjilpërat që janë quajtur ndryshe si “injeksioni i bukurisë” domethënë botox.
Thuhet se Majlinda çdo dy muaj frekuenton një klinikë private në kryeqytet, për të bërë seancat që reduktojnë rrudhat. Deputetja demokrate znj. Lajla Pernaska thuhet se është gjithashtu përdoruese e botox-it. Duke krahasuar disa foto të saj, duket se rrudhat poshtë syve kohët e fundit i janë pakësuar. Për ish-deputeten e “Partisë Social-Demokrate”, znj. Diana Çuli flitet se ndërhyrjet në fytyrë nuk kanë mbetur vetëm tek rrudhat. Ka zëra që thonë se shkrimtarja e njohur i ka bërë edhe një fryrje të lehtë buzëve.
Bukuria dhe klasi i znj. Arta Dade ndoshta nuk ka pasur nevojë për më shumë. Megjithëkëtë as ajo nuk ka mundur t’i rezistojë tundimit për t’u dukur më e re. Sipas fotove duket që rrudhat janë pakësuar ndjeshëm dhe deputetja socialiste shfaqet vërtetë më e re. Anëtarja e kryesisë së “Partisë Socialiste” Valentina Leskaj është një tjetër “e dyshuar” që nuk është treguar indiferente ndaj metodave të fundit mjekësore që të bëjnë më të re. Flitet se ajo frekuenton prej kohësh klinikat private të kryeqytetit, duke bërë të mundur që fytyrën e saj ta shohim gjithmonë e më e freskët, pavarësisht viteve. Për çudinë tonë këto ditë pjesë e thashethemeve është bërë edhe një zotëri… Drejtori i “Institutit të Monumenteve të Kulturës” z. Apollon Baçe ka bërë lifting. Z. Baçe nuk është i vetmi mashkull i rëndësishëm që bëhet pjesë e listës së “të dyshuarve”. Edhe për z. Skënder Gjinushi duket sikur vitet nuk kalojnë kurrë. Rrudhat në ballin e tij, me kalimin e kohës sikur pakësohen. Ministri i Mjedisit z. Fatmir Mediu ka qenë gjithmonë një burrë i hijshëm, por kjo nuk është vetëm meritë e tipareve fizike. Dashamirës të ministrit tregojnë se ai është një zotëri që kujdeset jo pak për pamjen e sidomos për flokët.
Duke qenë ministër për “Inovacionin dhe Teknologjinë e Komunikimit e të Informacionit” z. Genc Pollo së fundmi është bërë ndoshta një nga meshkujt më të informuar për tendencat e fundit. Nuk e dimë nëse ai ka filluar palestrën, por duke parë fotot e tij mund të themi se ai është në një formë më të mirë fizike dhe flokët e tij biondë po zbardhen me shumë vështirësi. Ne na pëlqen që përfaqësuesit tanë politikë përpiqen që përveçse të devotshëm, të kenë edhe një pamje të këndshme. Kjo është pozitive dhe ndoshta ndikon për të fituar më shumë simpatinë e shqiptarëve. Por nuk duhet harruar kundërshembulli, në këtë rast i referohemi kryeministrit. Krenar për thinjat, rrudhat dhe vitet qëllimi i vetëm i z. Sali Berisha është të ketë një pamje të rregullt. Edhe pse ai përpiqet që të përshtatet me teknologjinë më të fundit, për të qenë sa më pranë të rinjve, botox-in nuk e përfill. Deri tani nuk as nuk e ka pasur këtë nevojë sepse votat i merr gjithsesi.