Sunday, September 2, 2012

Linda Halimi “shet” videoklipin me banalitete


Linda ka menduar nje menyre sipas saj inteligjente, te promovimit te klipit te ri duke joshur fansat me elementet me pak te rendesishme qe mund te evidentohen te nje kenge, por edhe te klipi, shkruan PanoramaPlus.

Ja p.sh. nje nga deklaratat e Lindes: “Klipi im permban shume Ass shaking dhe shume pjese nudo” ose tjetra “une kam sjelle per here te pare femra nudo ne nje klip shqiptar, si dhe skena lesbike”.

Dhe sipas Lindes, keto jane gjera fresh, qe thyejne tabu dhe sjellin nje ndryshim ne karrieren e saj…!

Nese kthehemi pak mbrapa ne kohe, te gjithe ju besoj e mbani mend se si ka nisur karriera e Linda Halimit, kengetares se re qe vinte nga nje fshat i Kosoves, me nje pamje aspak terheqese per arsye te mbipeshes, por qe menjehere fitoi simpatine e publikut me zerin e saj te jashtezakonshem.

Kjo ishte dhe arsyeja pse, me daljen e saj te pare ne skene, ajo fitoi çmimin e pare ne nje kompeticion muzikor ambicioz, siç ishte “Top Fest”.

Besojme se ky ka qene nje leksion i mjaftueshem per t’i thene Lindes se publiku shqiptar eshte ngopur me kenge komerciale idiote dhe klipe te rendomta me shale dhe gjokse te zbuluara dhe me kengetare qe nuk kane ze.Shqiptaret kishin nevoje te degjonin nje kengetare te vertete. Prandaj e pelqyen.

Sot te kerkosh te joshesh me elemente se ksi deri edhe te rendomta ne nje klip, duke i quajtur madje ato pika te forta te karrieres, nuk mund te çudisesh me askend, pasi jane kuriozitete tashme te shuara edhe per shqiptaret.
Linda ka fatin e madh qe Zoti i ka dhene zerin e mrekullueshem dhe per kete arsye ajo zgjedh marketingun e gabuar per punen e saj.

Linda, mos kerko te behesh diletante me zor, shalet, gjokset, por edhe nudot, jane pikat e forta per ato qe nuk kane ç’te ofrojne tjeter. albeu.