Tashmë fustani prej mishi të tharë, do të ekspozohet në National Museum of Woman in the arts of Washington, shoqëruar nga një mesazh i yllit ku thuhet, nëse personat nuk do të ngrihen në këmbë për të mbrojtur të drejtat e tyre, do të trajtohen si një copë mishi, (e ka fjalën këtu për të drejtat e homoseksualëve). Fustani do të ekspozohet në hapje të ekspozitës së bashku me disa objekte që i përkasin femrave pioniere të muzikës.