Los Angelos, 1 shtator 2012, NOA- Kujdesi i nënave të reja në Hollywood menjëherë pas lindjes fokusohet në humbjen e peshës së marrë në shtatëzani.
Një ndër to është Jessica Simpson, e cila gjatë shtatëzanisë arriti 95 kilogramë dhe pas lindjes punësoi një trajneri personal për 4 milionë dollarë për të humbur 23 kilogramë në 5 muaj.
Sakaq siç informon noa.al, 33 vjeçarja Kourtney Kardashian deklaroi se nuk ka asnjë nxitim për të humbur kilet e marra nga shtatëzania e dytë.
“Kam marrë 20 kilogramë, jam e gjatë 1 metër e 52 centimetër kështu që kam kile të tepërta”, shprehet Kourtney e cila solli në jetë Penelope Scotland rreth 6 javë më parë.
Në shtatzëninë e parë përmes një programi fitness Kourtney arriti të kthehej në formë, pasi humbi 15 kilogramë në 3 muaj.
