Shpesh ato janë kritikuar për veshjet e tyre, pasi tregojnë më shumë se ç’duhet. Por balerinat profesioniste të “Strictly Come Dancing” duket se nuk i kanë marrë aspak parasysh këto kritika. Dje ato janë shfaqur në prezantimin e serive të reja të spektaklit të vallëzimit me veshje që tregonin sërish më shumë se ç’duhet.
Më shumë në sy ka rënë biondja e mrekullueshme Natalie Lowe, por nuk ka ngelur më pas as Kristina Rihanoff.
“Strictly Come Dancing” nis të shtunën në BBC 1.
Spektakli i nisur fillimisht në Britani është përhapur në mbarë botën.
Në Shqipëri ai vjen me logon e “Dancing with the stars”.







