Wednesday, September 12, 2012
Këngëtarja pret flokët shumë shkurt: Këtë e bëra për ty Terry!
Angeles, 12 shtator 2012, NOA- Këngëtarja Lady Gaga ka ndërruar modelin e flokëve, duke i prerë ato tepër të shkurtra në pjesën e pasme.
Ylli i muzikës shfaqet me këtë luk të ri në një fotografi, ku kjo prerje e re e flokëve nuk është një përzgjedhje stili, por këtë model e ka bërë për nder të nënës së mikut të saj, fotografit Terry Richardson, raporton noa.al.
“Këtë prerje flokësh e bëra për ty Terry. Më vjen keq për nënën tënde”, shkruan Gaga në profilin e saj në Twitter.
Këngëtarja në këtë dedikim, i referohet vdekjes së nënës së fotografit, i cili pak më parë informoi për humbjen tragjike, ku shkruante: “R.I.P. Annie Lomax, nëna ime, 1938-2012”.