Monday, September 3, 2012

Këndon në lagje, performon me rrobabanjo




Tashmë u bë m ë shumë se një muaj që ndodhet në Shqipëri për të qenë e pranishme në koncertet që zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit duke \\\'braktisur\\\' për fare pak kohë Amerikën, aty ku tashmë ka krijuar dhe jetën e saj. Duke dashur që çdo gjë ti shkojë mirë, tregohet mjaft energjike dhe e kujdesshme në çdo aktivitet që merr pjesë. Ka qenë në shumë e shumë vende, kryesisht në bregdet ku padyshim është pritur mirë dhe me duartrokitje në maksimum. Nuk vihet në asnjë moment në dyshim suksi që ka por diku është pritur më mirë se në asnjë vend tjetër. Dhe ku do të thoni ju? Në ambjentet përpara shtëpisë së saj, në lokalin e quajtur \\\'Laguna Blu\\\'. Është ndjerë shumë mirë dhe ka performuar me rroba banjo duke bërë të mundur në njëfarë mënyre lehtësimin e vapës krijuar nga temperaturat e nxehta. Teksa ka parë forcat e shumta të sigurisë që ndodheshin rreth saj teksa bëhej gati të k ë n d o n t e , këngëtarja iu drejtohet duke iu thënë: \\\'Mund të largoheni. Mos u shqetësoni, jam në lagjen time dhe ndihem e sigurtë\\\'. Është dashur kaq që publiku ta përshëndeste me duartroktijte të mëdha Bleonën e cila ka interpretuar disa prej këngëve më të dëgjuara të saj, të kthyera tashmë n ëhite, Bleona ka kënduar edhe dy këngë të reja për të cilat po përgatit edhe klipet përkatëse. Në koncerte shprehet se po ndihet mrekullisht mirë. Pa marrë parasysh se ku do të jetojë apo çfarë peshe do ketë në tregun amerikan Bleona dëshiron që gjithmonë të jetë Bleona e lindur dhe e rritur në Tiranë. Ndihem shumë e mirëpritur. E presin me padurim kur vjen. Këtë ajo e vlerëson dhe e respekton pa masë. Mendon se ka bërë shumë dhe është kthyer në një personazh të dashur për publikun.



DISTANCA

Edhe pse këto ditë po i kalon për mrekulli, dhe çdo moment e ka të organizuar më së miri, Bleona sërish ka diçka për të cilën mendohet. U bë gati një muaj tashmë që nuk është takuar me bashkëshortin e saj Ganiun, për të cilin thotë se ndjen shumë mall. \\\'Mmm, u bë një muaj tashmë që nuk e takoj. Më ka marrë malli shumë. Flas shumë shpesh në telefon, disa herë në ditë. Mezi pres ta takoj.\\\'- është shprehur Bleona.

PROJEKTET



Pas përfundimit të ditëve të koncerteve Bleona sërish nuk do të mbetet e qetë dhe me orë të lirshme. E pret përsëri një punë e madhe me këngët e saj, materialet muzikore që priten të realizohen dhe klipet përkatëse. Materialet janë në versionin anglisht dhe shqip për të cilat këngëtarja po investon së tepërmi dhe po impenjohe t mjaft. Nuk vihet në asnjë moment në dyshim suksesi që ka por diku është pritur më mirë se në asnjë vend tjetër. Dhe ku do të thoni ju?