thashethemi rrugëve të Tiranës, e që ka sërish në fokus, banoren simpatike të “BB5”, Gentën. Banorja shumë e komentuar e këtij reality është parë shumë e trishtuar këto ditët e fundit, madje shpeshherë edhe duke qarë dhe miqtë e saj të afërt e kanë dekonspiruar, duke treguar se shkak për këtë është bërë abortimi i fëmijës që Genta mbante në bark. Janë të pakta detajet që dihen për këtë histori, por një version i saj është publikuar edhe më parë në media.Genta është banorja më e komentuar e këtij viti nga reality shoë “Big Brother”. Më herët, në faqet rozë kanë qarkulluar shumë thashetheme për ish banoren, duke filluar nga fotot erotike me Rubensin për të përfunduar tek lidhja me Emilianon, me të cilin u përfol pak muaj më parë si pistë edhe shtatzënia. Genta këtë muaj është zhvendosur në Tiranë, ku po jeton bashkë me Françeskën dhe motrën e saj. Bluetooth