Tuesday, September 11, 2012

Desiree, nje “zjarr” i ri qe ndez Balotelin (foto)


Mario Balotelli ka një “zjarr” të ri: bëhet fjalë për Desiree Busetto, studente 18-vjeçare nga Mestre dhe gjysmëfinaliste e emisionit “Veline 2012”. Sulmuesi i Manchester City është shoqëruar bukuroshja në spitalin e Breshias, për ndërhyrjen kirurgjikale të kryer në sy, pasi kishte një miopi që e shqetësonte prej kohësh. Duket se futbollistit italian i ka rënë në sy “velina” gjatë programit të Canale 5, kur ajo kërceu një reggaeton të përzierë me salsa kubaneze. E kështu për momentin mësohet se të dy frekuentohen prej disa javësh. Sesa do të zgjasë ky raport i ri mbetet të shihet. Ndërkohë që mund të thuhet se me siguri, bastexhinjtë britanikë mund të kenë nisur edhe kuotimet lidhur me të dashurën e re të SuperMarios.