
"Sot, unë jam një person tjetër. Jam përqendruar në gjëra të thjeshta. E kuptova se çfarë ishte me të vërtetë e rëndësishme në jetë. E vlerësoj më shumë kohën. Rri më shpesh në shtëpi, dembelavem, gatuaj... Nuk është e tëra në glamur", tha Kim.
Kujtojmë se ylli i reality show ditë më parë vendosi që t’i shesë shumicën e rrobave të saj, që nga minifundet, pulovrat e deri te këpucët, fanellat dhe rrobat e banjës dhe kjo është ndoshta dëshmi se ajo me të vërtetë ka filluar të ndryshojë.