
Ai quhet Maoa dhe është geni që ju bën të lumtur. Por juve meshkuj, mos t’ju vijë keq, po t’ju themi se ai ka fuqi vetëm për femrat. Kjo mund të shpjegojë edhe sepse, shpesh, ju jeni më të trishtuara se ato.
Ky fakt pohohet nga shkencëtarët amerikanë në Universitetin e Floridas, që kanë botuar rreth tij edhe studimin përkatës në revistën “Progress in Neuro-Psychopharmacology & Biological Psychiatry”.
Sipas tyre, në trurin femëror ushtron aktivitetin geni Maoa, i lidhur me një dozë më të lartë lumturie tek femrat, sesa tek meshkujt në përjetimin e gjërave.
"Ky në fakt, quhet edhe gen luftëtar, por në këtë rast ne kemi analizuar anën e tij pozitive", cilëson studiuesi Henian Chen, lidhur me një fakt të tillë.
Sipas tij, Maoa rregullon veprimtarinë e një enzime që ndikon në proceset e serontinës, dopaminës, të njohur si hormonet e kënaqësisë dhe mirëqënues, duke i transmetuar ato në tru.
Proces ky që ndikon në mënyrë direkte në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.
Ndërsa tek burrat, sipas studiuesit, këto efekte pozitive janë penguar ndoshta nga testosteroni.