Fustani me xixa dhe temina ka qenë zgjedhja e parë e Marilyn në filmin “Gentlemen prefer blondes”, të cilin e veshi më pas sërish në përvjetorin e ditëlindjes së presidentit Kennedy, ku ajo këndon “Happy birthday Mr. President”. Të gjithë e kujtojmë fustanin e gjatë deri në fund të këmbëve, në ngjyrë bezhë dhe me shumë xixa. |
Ky stil për Marilyn ka funksionuar dhe me sa duket është edhe sekreti për të xixëlluar në një mbrëmje të veçantë. Këtë sekret e kanë zbuluar edhe stilistët, si: Cavalli, Gucci, Elie Saab, të cilët e kanë rikthyer në modë pasi e kanë prezantuar në koleksionin e sivjetmë veror.



