Fotomodelja kosovare, Vildane Zeneli ka bërë një set fotografish shumë “të nxehta”. Ende nuk dihet a do të jenë këto foto pjesë e ndonjë reklame apo fotomodeja i ka bërë ato për kënaqësinë e saj.
Vildane Zeneli është kthyer përsëri në skenë.
Fotomodelja ka bërë një set të fotografive shumë se ksi, të cilat ia ka bërë fotografi i njohur amerikan Jesse DeYoung.
Bukuroshja kosovare i ka bërë këto foto përderisa është dukur shumë se ksi. Kryesisht fotot janë të bëra në pishinë, ku ajo ka të veshur bik ini të kuqe, përderisa a ka bërë foto sksi edhe në shtrat.
Në një foto me veshje nate të zezë, Vicky siç është e njohur në SHBA, bën që shumë meshkuj të njohur ta kthejnë kokën nga ajo dhe jo vetëm kaq.
Fotomodelja nuk ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në facebook se për çfarë qëllimi i ka bërë fotot, por sigurisht se ato do të jenë për ndonjë reklamë për firmat e njohura në SHBA.
Përndryshe, Vicky ka bërë reklamë për firmën e njohur Bud Light Platinum, përderisa në fillim të këtij viti ishte paraqitur edhe si fytyrë zyrtar e Dodge RAM, makinë që prodhohet nga gjiganti i makinave amerikane Chrysler.
Sipas Chrysler, thirrja e Vildanes për të reklamuar këtë prodhim ishte frymëzim i prodhimit të këtij kampioni, e që janë vajzat e bukura, pasi që më parë shpesh ishte kritikuar se Dodge nuk bën reklama me femra.