Wednesday, August 15, 2012

Silvio Berluskoni, sërish baba?!

Aktorja 38-vjeçare Sabina Began, një gjermane me origjinë boshnjake, është shtatzënë.

Mediat kanë nisur ta përflasin një lajm të tillë, duke e lidhur direkt me emrin e ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.

Tani në moshën 75-vjeçare, me 5 fëmijë dhe 6 nipër e mbesa, ai duket se po përfshihet sërish në një skandal të ri seksual, por këtë herë me nota pozitive, pasi pritet që të bëhet baba.

Sabina Began ka qenë në fakt e cilësuar si mbretëresha e  netëve në Palazzo Grazioli, në kohën kur Berluskoni organizonte atje festat e famshme intime të tij.

"Njeriu që ndryshoi jetën time: Silvio Berluskoni".

Kështu ka deklaruar ndërkaq për mediat gjermane, aktorja e njohur.

Duke shtuar se gjithsesi, nuk mund të flasë dhe të tregojë se kush është babai i fëmijës që ajo po pret, pasi ai duhet të vetëkuptohet .