Saturday, August 11, 2012

Rikthehen në skenë “Spice Girls” (FOTOT)


Londër, 10 gusht 2012, NOA- Rikthehen në skenë për të kënduar së bashku ashtu si dikur.

Kanë përzgjedhur pikërisht ceremoninë e përfundimit të Lojërave Olimpike për të kënduar përkrah njëra-tjetrës, pjesëtaret e ish grupit “Spice Girls”.

Janë publikuar edhe fotografitë e para nga përgatitjet që vajzat kanë zhvilluar ditën e premte, ku janë parë të pesta së bashku duke provuar zërin e tyre, “Posh Spice”, Victoria Beckham 38-vjeç, “Baby Spice”, Emma Bunton, 36-vjeç, “Ginger Spice”, Geri Halliwell 40-vjeç, “Sporty Spice” Mel C, 38-vjeç dhe “Scary Spice”, Mel B, 37-vjeç.



Të gjitha vajzat ishin veshur sportive me në krye stilisten Victoria e cila ishte veshur me pantallona tepër të ngushta lëkurë dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të zezë.

  Emma mbante veshur një fustan me ngjyra verore, ndërsa Mel B shfaqej me pantallona të bardha të ngushta dhe çizme të gjata të zeza.

Përsa i përket Mel C dhe Geri të dyja ishin veshur me të thjeshta se koleget e tyre, Geri mbante veshur xhinse të shkurtra dhe kanatiere me rripa.

Mbrëmja finale e olimpiadave londineze do të zgjasë për dy orë dhe do të mbyllet me këngën e "Pet Shop Boys".