Friday, August 31, 2012

Rihanna përsëri porosit që e do marihuanën, shikoni fanellën e saj


Në anën e përparme të fanellës të cilën e kishte veshur është vulosur fotografia e mashkullit i cili mbështjellë joint. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja porosit që marihuana nuk është e huaj për të. 
Në Londër ka fluturuar për të bërë kontratë me shefat e River Island, brendit i cili dizajnon rroba. Kompaninë e përcjell reputacioni i puritanëve, për shkak të koleksioneve, revyve dhe  mënyrave tjera elegante të promovimit. Këngëtarja nga Barbadosi për këtë brend do të dizajnojë linjën e veshjeve dhe shtesave të modës.
Rihanna (23) në takim me njerëzit kyç të River Island ka shkuar në një fanellë pambuku. Në anën e përparme të fanellës kishte fotografinë e mashkullit i cili mbështjellë joint. Mediet e huaja menjëherë janë kapur për dashurinë e Rihannës ndaj marihuanës të cilën nuk e fsheh aspak.
Para disa kohësh e kishin fotografuar në fanellën në të cilën ishte fotografia në të cilën një vajzë në gjashtë hapa shpjegon se si të mbështillet një joint i përkryer.
Po ashtu e kanë xhiruar derisa vetë mbështillte një joint në festivalin Coachella. Në Twitter atëherë  shkroi që jo vetëm që nuk mërzitet se çfarë mendojnë të tjerët, por as që konsideron që duhet të komentojë fotografitë e publikuara.
“Jam e çmendur dhe as që pretendoj që jam diçka tjetër” – kishte shkruar në Twitter.