Monday, August 20, 2012

RIHANA E PËRLOTUR: UNË DHE CHRIS DO DUHEMI GJITHMONË


Rihana në një intervistë të sinqertë me Oprah Winfrey pranoi se pavarësisht fundit të lidhjes së tyre të dhunshme, ajo ende e do ish-të dashurin Chris Brown.
Këngëtarja 24-vjeçare tha për këtë emision se ata ende janë "miq shumë të ngushtë ', duke shtuar: "Ne e duam njëri-tjetrin dhe ne ndoshta gjithmonë do të duhemi.”
Rihana ka pranuar se është e vështirë për ta parë ish-in e saj. "Është e vështirë sepse unë ende e dua atë”, shprehet Rihana.
Rihana ka thënë se dyshja nuk janë në romancë, duke vënë në dukje se BroWn është në një marrëdhënie afatgjatë (me modelen Karrueche Tran), ndërsa ka shtuar se ajo është e vetme. "Unë mendoj se ai është dashuria e jetës sime. Ai ishte dashuria ime e parë ".