Po*nostarja shqiptare, me emrin artistik Breanne Benson nuk ndihet aspak keq për punën që bën. Po kështu vajza tiranase që në fillim të viteve ’90 emigroi fillimisht së bashku me familjen drejt Italisë dhe më pas në moshën shtatë vjecare drejt SHBA-ve, nuk shqetësohet as për komentet negative dhe sharjet që i bëjnë shqiptarët në Facebook dhe në Twitter. Për më tepër, ajo ka nxituar t’u japë atyre një përgjigje për kërcënimet se do i tregonin familjes.“Më kërcënuan mua duke më thënë se do i tregojnë familjes sime, pasi e dinë emrin tim. Por tashmë e tërë familja e di këtë gjë dhe ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera,” u shpreh Benson që hyri në botën e filmave për të rritur në 2003.
“Përsëri po më përgojojnë shqiptarët e zhurmshëm dhe të paditur duke më dhënë leksion pse unë bëj filma për të rritur… Qesharake…” shkruan ajo më pas në faqen e saj